Arkiva e lajmeve
                   

PESHKOPI ARSENIE NGA NISHI KA VIZITUAR FAMILJET ME SHUMË FËMIJË NË TERRITORIN E MEDVEGJËS

3. dhjetor 2018.

Medvegjë – Madhështia e Tij Peshkopi i Arsenisë nga Nishi në shoqëri me shërbëtorin e shkallës së dytë të priftin Vladimir Markoviq, sekretarin e Kujdestarisë Bamirëse Fetare (VDS) Kryepeshkopata e Beogradit dhe Karllovcit, kryeprifti Dalibor Stefanoviq, peshkopit të Jabllanicës prifti Bobana Vukoviq, famullitar të Medvegjës dhe priftit Dragan Ilic famullitar si Banjës së Sijarinës, vizituan komunën e Medvegjës.

Qëllimi i kësaj vizite është vazhdimi i ndihmës për familjet me shumë fëmijë në komunën e Medvegjës, e cila ka filluar disa muaj më parë. Me bekimin e Tij të patriarkut serb Irinej, VDS nga Beogradi ka siguruar ndihmë të çmuar humanitare, në formën e ushqimit, veshje, sendeve higjienike dhe mjete shkollore.

Peshkopi i Nishit sëbashku me këtë grup vizitoi sëpari shkollën fillore "Vladimir Kovaçeviq" në Lece dhe me këtë rast dorëzoi mjete shkollore për nxënësit. Pasi vizitoi shkollën, Peshkopi vizitoi familjen nëntë anëtarshme Lepoviq, të cilës i dorëzoi ndihmë të vlefshme.

Nga fshati Lece delegacioni u drejtua për në fshatin Gazdare ku ai vizitoi punimet në kishën e Shën Panteleimonit dhe i dorëzoi ndihmë familjes tetëanëtarshme Milanoviq.

Ndihma iu është dhënë edhe familjes nëntë anëtarshme Neskoviq, familjes dhjetë anëtarëshe Andrejeviq, familja Milenkoviq e gjashtë anëtarshme, familës katër anëtarshme Ristiq dhe familjes njëmbëdhjetë anëtarshme Mili1 nga komuna e Medvegjës. Pastaj Peshkopi Arsenije vizitoi familjen e Zoran Dimitrijeviq nga Maqedonca që ka pesë fëmijë, dhe një vëmendje e veçantë i është kushtuar familjes së Milena Peroviq, një nënë e vetme e gjashtë fëmijëve.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues