Arkiva e lajmeve
                   

PESË SHFAQJE NË KUADËR TË PROJEKTIT “NJË HAP MË SHUMË – NJË HAP MË AFËR”

17. mars 2015.

Bujanoc – Festivali i formum shfaqjeve, të cilat shfaqje kanë për qëllim inkurajimin e tolerancës dhe dialogut në shkolla, ështa shfaqur në kuadër të projektit “Një hap më shumë – një hap më afër”, të cilin e realizon organizata “Neksus” nga Vraja dhe “Forumi rinor për edukimin e romëve” nga Bujanoci.

Qëllimi i projektit është inkurajimi i veprimit pozitiv i gjithë shoqërisë në rrethin e Pçinjës drejt përfaqësuesve të bashkësisë rome përmes vendosjes së dialogut dhe bashkëpunimit në mes pjesëtarëve të grupeve të ndryshme në procesin edukativo-arsimor. Sipas fjalëve të Millena Dimitrijeviq, e cila është koordinatore dhe trenere e projektit, teknika e forum teatrit ka treguar se është shumë e suksseshme. Shfaqjet janë bërë në kuadër të projektit dhe janë prodhim final i mbështetjes bujare, ndihmës dhe punës së nxënësve dhe arsimtarëve të shkollave fillore.

Nxënësit e shkollave fillore Branko Radiçeviq të Bujanocit kanë realizuar shfaqjen “Dr. Neven Mezimica – vallë a është sporti për gra”, Svetozar Markoviq nga Vraja “Talenti i Faretit”, Predrag Devexhiq nga Banja e Vrajës “Nuk shkoj në diasporë”, Sveti Sava nga Vlladiçin Hani “Askush nuk më do”, dhe Jovan Jovanoviq Zmaj nga Surdulica “Nuk dua të qëndroj me atë”. Në krijimin e shfaqjeve janë përdorur metodat e arsimit joformal, puna praktike dhe shkëmbimi i përvojave të grupeve të ndryshme, poashtu është organizuar trajnimi i arsimtarëve për përdorimin e teknikave të forum teatrit, janë shfaqur shfaqjet në shkollat për fëmijët, prindërit dhe arsimtarët, si dhe janë organizuar tribuna me prindërit dhe arsimtarët në temën e inkluzionit social të fëmijëve rom në sistemin arsimor.
 

Projekti “Një hap më shumë – një hap më afër”, projekt i Neksusit dhe Forumit rinor për edukimin e romëve e ka finansuar Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave e Republikës së Serbisë dhe ky program realizohet nga viti i tetorit të kaluar, program i cili ka për qëllim avansimin e pozitës dhe statusit të romëve në Republikën e Serbisë.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues