Arkiva e lajmeve
                   

PESË PARTI POLITIKE SHQIPTARE NGA PRESHEVA DHE BUJANOCI NË ZGJEDHJET PËR KËSHILL NACIONAL

4. tetor 2018.

Preshevë – Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare, lider i së cilës është kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës Sami Salihu, ka njoftuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet për Këshill Nacional të Shqiptarëve dhe ka ftuar votuesit e vet që të votojnë më 4 nëntor.

Në komunikatën e lëshuar për media, thuhet se “Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare ka njohur rëndësinë e zgjedhjeve për Këshilla Nacional në momentin kur shqiptarët ballafaqohen me problemet serioze në arsim, informim, përdorimin e gjuhës amtare, kulturë dhe simboleve kombëtare”.

Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare, e cila egziston nga viti 2016 dhe të cilën e kanë formuar ish grupi i anëtarëve të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), është partia e pestë politike nga Presheva dhe Bujanoci e cila është deklaruar që do të marrë pjesë në zgjedhjet për Këshill Nacional të Shqiptarëve.

Që do të marrë pjesë në zgjedhje për Këshill Nacional deri më tani e kanë konfirmuar edhe Alternativa për Ndryshim (APN), lider i të cilës është Shqiprim Arifi kryetar i komunës së Preshevës, Partia për Veprim Demokratik (PVD) lider i të cilit është Riza Halimi, Partia Demokratike (PD), lider i të cilit është Nagip Arifi dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) lider i të cilit është Ragmi Mustafa.

Zgjedhjet për këshilla nacionale të pakicave kombëtare janë më 4 nëntor, ndërsa afati për dorëzimin e listave zgjedhore është 19 tetor në mbrëmje.

Këshillat nacional në mënyrë direkte do të zgjedhin 18 pakica nacionale në Serbi: pakica shqiptare, ashkalive, boshnjake, bullgare, bunjevake, vllehëve, greke, egjiptase, hungareze, gjermane, polake, rome, rumune, ruse, sllovake, sllovene, ukrainase dhe çeke.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues