Arkiva e lajmeve
                   

PËRVOJ E VLEFSHME PËR PRAKTIKANTËT NGA RRADHËT E PAKICAVE

15. janar 2015.

Beograd – Dhjet praktikantë nga nacionaliteti shqiptar, rom dhe boshnjak kanë fituar mundësinë që të shohin se si funksionojnë realisht insitucionet shtetërore. Megjithatë, të pakët janë ata që pas praktikës janë punësuar në vetqeverisjet lokale në vendet e tyre.

Arbër Arifi është nga Presheva. Momentalisht është në studimet master në fakulltetin e drejtësisë, ndërsa për afër një viti ka filluar të mësoj gjuhën serbe në menyrë që të mund të mbaj praktikën në njërin ndër institucionet republikane. Mundësinë e ka fituar në Ministrinë e Shëndetësisë, ku si jurist mëson se çka nga rregullat mund më mirë të zbatohen.

„Vet emërtimi institucion shtetërore tërheq vëmendje të madhe“, thotë Arifi. Thekson se kjo ka qenë mundësi e mirë që të shohë se si funksionon ky sistem i administratës shtetërore.

Edin Shantiq, psikolog nga Prijepola, thotë se përvoja në praktikë i ngjan procesit së njohjes se si magjistari i kryen triqet.

Majida Lubar, juriste e diplomuar thekson se është shumë më ndryshe nga ajo se çka ka menduar deri  sa ka studiuar. Sipas saj praktika është shumë më ndryshe, ndërsa njerëzit i japin jetë sendeve.

Ivan Durmisheviq, mësues nga Lebani, thotë se mbajtjen e punëtorive dhe kontakteve me njerëzit të cilët i ka njoftuar mund t’i ndihomjë vendit të tij.

Psikologu Edin Shantiq thotë se ka idenë rreth këshillit psikologjik drejtuar për grupin e njerëzve të cilët kanë kaluar disa forma të diskriminimit.

"Në nivelin personal mendoj se secili prej nesh ndjen edhe sado pak vetëbesim sepse ne jemi ambasadorët e vegjël të vetqeverisjeve lokale. Këto përvoja lehtë mund të implementohen edhe në bashkësitë e tona”, mendon docentja e drejtësisë Amra Muhoviq nga Prijepola. 

Për programin është kompliment i madh interesimi – këtë vit tetë student janë paraqitur për një vend. Pjesa më vështirë për ata që janë pranuar është kur kjo praktikë përfundon.

„Për fat të keq, ajo çka është përvojë e keqe është se nuk janë shfrytëzuar aq sa duhet dituritë dhe aftësitë e tyre, sepse numri më i madh i atyre të rinjëve kur përfundon ky program nuk mund të gjejnë vend as në vetqeverisjet lokale“, thotë Suzana Paunoviq, drejtoreshë e Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave.

Sipas fjalëve të saj, një numër shumë i vogël i praktikantëve angazhohet nga ana e këshillave nacional. “Tentojmë që përmes projekteve tjra të gjejmë ndonjë zgjidhje të qëndrueshme për ta”, shtonë Paunoviq.

Deri sa kërkohet zgjidhje, një problem mbetet te praktikantët e rinj që kanë shpresa të mëdha në administrimin e ardhshëm. Nuk ka të dhëna se sa pjesëtar të pakicave nacionale përfaqësohen në institucionet shtetërore, mandje edhe ata nuk dëshirojnë për këtë të flasin. Vlerësimi i Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave është se ky numër është jo i mjaftueshëm.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues