Arkiva e lajmeve
                   

PËRSHKAK MATURËS SË VOGËL NDËRRIM I KRYESHEFAVE TË ADMINISTRATIVE SHKOLLORE

4. korrik 2018.

Beograd - Koncepti i maturës së vogël do të ndryshohet tërësisht, tha ministri i Arsimit Mladen Sarçeviq, duke shtuar se në dy rrethe kanë pasur parregullsi në provimin përfundimtar, dhe do të ndërrohen gjithë personat përgjegjës, duke filluar nga shefat e administratave shkollore.

Ai theksoi se këtë vit nën shqyrtim të veçantë kanq qenë administratat shkollore në katër rrethe për shkak të parregullsive në provimin përfundimtar në vitet e mëparshme – Rrethit të Pçinjës, Jabllanicës dhe Rashkës si edhe në territorin e Kosovës dhe Metohisë.

"Ne kemi pasur një egërsim në rrethet e Jabllanicës dhe Kosovës dhe Metohisë. Në Kosovë, ne nuk mund të ushtrojmë kontroll dhe shqyrtim të plotë, dhe këtu mund ta mbyll njërin sy, por në Rrethin e Pçinjës do të marr masa", tha Sarçeviç.

Ai theksoi se kërkoi raporte të plota nga provimi përfundimtar dhe se do të ndërrohen krerët e administratave të shkollave, si dhe drejtorët e shkollave ku kishte abuzime.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues