Arkiva e lajmeve
                   

PËRQAFIMI PËR NDËRGJEGJËSIMIN PUBLIKUT RRETH SËMUDJEVE TË RALLA

25. shkurt 2015.

Në marrëveshje me shoqatën rajonale të personave  me sëmudje të ralla, Organizata Nacionale për sëmudje të rralla të Serbisë, zhvillon fushatën „Përqafo për sëmundje të rralla“. Qëllimi i fushatës për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut rreth sëmundjeve të ralla dhe grumbullimit sa më të madh të numrit të fotografive me të cilat do të shprehet përkrahja për të gjithë personat me sëmundje të ralla, si dhe për familjet e tyre. 

Nga organizata ftojnë të gjithë njerëzit që ti bashkohen fushatës duke dërguar fotografi deri më 28 shkurt ku dhe është Dita Ndërkombëtare e sëmundjeve të ralla.

„Përqafoni prindërit, gjyshën, tezen, gjyshin, vajzën, djalin, qenin, macën, këndo tjetër, të përqafojmë sëbashku për sëmundjet e ralla dhe duke rritur dukshmërinë e personave të sëmur nga sëmundjet e rralla dhe familjeve të tyre”, thonë nga organizata.

Rregullat nuk janë të vështira dhe të gjithë që dëshirojnë që t’i bashkohen aksionit atë mund t’a bëjnë në këtë mënyrë.

1.Skarkoni mbishkrimin „Përqafo për sëmundje të rralla“, nga ueb faqja www.norbs.rs/zagrli.pdf ose krijoni mbishkrimin tuaj.

2. Përqafoni ndonjë të afërm tuajin dhe bëni fotografi.

3. Dërgoni fotografitë në inbox në Facebook në faqen Nacionalna organizacija za retke bolesti Srbije ose në adresën elektroonike office@norbs.rs  
Të gjitha fotografitë të cilat arrijnë do të shfaqen në faqen e Facebook-ut dhe ueb faqen NORBS.

Finalja e aktiviteteve “të përqafimit grupor”, do të mbahen më 28 shkurt në orët e mesditës në katër qytete në Serbi, të cilat përfshijnë Beogradin, Novi Sadin dhe Kragujevcin, si dhe qytetet e rajonit.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues