Arkiva e lajmeve
                   

PËRPARIM NË TRANSPARENCË

30. maj 2017.

Beograd – Transparenca e Serbisë ka njoftuar se hulumtimi në 15 qytete dhe komuna të Serbisë ka treguar në përparimin e transparencës së punës së administratave komunale, por është e nevojshme që edhe më tej të avansohet transparenca. Sipas Indeksit të Transparencës së vetqeverisjeve lokale notën më të mirë e ka marrë qyteti i Pançevës (67), pastaj Rashka (62), Vraja (62), Leskoci (61), Kraleva (57), Paraqini (56), Novi Sadi (48), Nishi (48), Tutini (47), Bujanoci (47), Kragujevci (43), Novi Pazari (39), Beogradi (34), Jagodina (26) dhe Presheva (11).

Bashkëpuntori i Transparencës së Serbisë, Zllatko Miniq ka thënë në konferencën për gazetarë se hulumtimi i këtij viti është bërë në 15 qeverisje lokale, ka treguar se shumë qytete dhe komuna kanë përparuar për dallim nga hulumtimi i bërë në vitin 2015, në të cilin kanë marrë pjesë 145 qytete dhe komuna, ndërsa Presheva përshkak të ndryshimit të qeverisë me arsye është i paknaqshëm. Miniqi ka vlerësuar se egziston hapësirë e madhe dhe nevoj për avansimin e transparencës, sepse edhe qytetet të cilat janë vlerësuar më mirë në këtë hulumtim, kanë realizuar rezultatet e vendosura tek dy të tretave të kritereve.

Miniqi ka thënë se do të duhej që të iniciohet në qasjen e të dhënave në kuvende, kompani publike dhe institucione. Është konsideruar në bazë të kategorive, siç ka thënë, notat më të mira janë në çështjen e transparencës së të dhënave mbi prokurimet publike, ndërsa më të këqija në çështjen e kompanive publike dhe institucioneve.

"Shumë institucione publike nuk kanë ueb faqe, nuk i kryejnë ato obligime të caktuara me ligj. Kompanitë publike dhe institucionet me vite janë nevralgjike dhe iu është i nevojshëm niveli më i madh i transparencës“, tha Miniq. Ai theksoi se qytetet dhe komunat nuk dalin jasht kuadrove të detyrimeve ligjore, ndërsa shpeshë këto detyrime thehen ose përbushen formalisht.

Drejtori programor TS, Nenad Nenadiq, duke theksuar rekomandimet për avansimin e transparencës së qyteteve dhe komunave, ka thënë se do të duhej që të punohet në sistematizimin e prezentimit të informacioneve në ueb faqe, krijimin e ueb faqeve të posaçme për aktivitetet e kuvendeve dhe këshillave, si edhe hapjen e ueb faqes së veçant „buxhet“.

„Transparenca e Serbisë rekomandon organizim të rregullt të debateve publike në të cilën do të marrin pjesë qytetarët, ndërsa jo vetëm shfrytëzuesit e buxhetit, si edhe hapjen e ueb faqes të dedikuar për prokurimet publike“, tha Nenadiq.

Në mesin e rekomandimeve të TS është edhe rekomandimi në bazë të cilit informacionet mbi konkurset publike të sistematizohen me rezultatet e konkursit, që informacionet mbi harxhimet të jenë dukshëm të theksuara, që të inçizohen seancat e kuvendeve dhe të vendosen në ueb faqe, që të caktohen terminet fikse për pranimin e qytetarëve tek kryebashkiaku, që të bëhen publike të dhënat publike mbi patundshmëritë, që të vendosen anketimet aktive të qytetarëve mbi kënaqshmërinë e shërbimeve komunale dhe në mënyrë të rregullt të mbahen konferencat për gazetarë.

Burimi: Agjensioni Beta, B92 dhe Trupi Koordinues