Arkiva e lajmeve
                   

PËRMISIMI I KUSHTEVE TË PUNËS TË KOMUNITETIT ROM NË JUGUN E SERBISË NË FUSHËN E MBLEDHJES SË MATERIALEVE SEKUNDARE TË PAPËRPUNUARA (RECIKLUESE)

22. janar 2014.

Projektin e implementon OJQ “JUGROM” nga Nishi, ndërsa qëllimi kryesor i saj është krijimi i mundësive të reja për punësim për mbledhës të materialeve sekundare të papërpunuara (recikluese), forcimin e kapaciteteve teknike dhe menaxheriale të Asociacionit për  riciklim.

Qëllimi i projektit do të arrihet me ndërtimin e kapaciteteve të anëtarëve të Shoqatës, me mbajtjen e trajnimeve dhe punën mentoriale, sigurimin e pajisjeve për anëtarët e rinj të Shoqatës (triçikletë dhe mjete mbrojtëse), si dhe mjete për përdorim të përbashkët, siç janë presat për mbledhje, paisjet shpuese dhe peshoret, të cilat do të i përdorin gjithë anëtarët e Shoqatës. Do të organizohen konferencat dhe prezentimet me partnerët e biznesit, vetëqeverisjen lokale dhe me bashkpuntorët tjerë të rëndësishëm, për tu forcuar rrjeti i partneritetit në fushat e reciklimit dhe menaxhimit të mbeturinave. Në implementimin e ktij projektit janë fokusuar qyteti i Vranjës dhe komuna e Bujanocit, Surdulicës dhe Vlladiçin Hanit.

Realizimi i projektit, i cili projekt do të zgjat 10 muaj, ka filluar në dhjetor të vitit 2013 dhe do të vazhdoj deri në dhjetor të ktij viti.

Burimi : OJQ Karitas Luksemburg dhe Trupi Koordinues