Arkiva e lajmeve
                   

PËRMIRËSIMI I QASJES NË KUJDESIN SHËNDETËSOR DHE SOCIAL TË POPULLSISË MË TË RREZIKUAR NË JUG TË SERBISË

22. janar 2014.

Projektin e implementon OJQ “Praksis” nga Beogradi ndërsa si qëllim i saj është ngritja e vetëdijes në çështjet e sigurisë, shëndetsisë dhe diskriminimit në mes mbrojtjes potenciale të azilantëve dhe qytetarëve në qarkun e Pçinjës, rrespektivisht në komunat Vrajë, Bujanoc, Surdulicë dhe Vlladiçin Han.

Qëllimi i projektit do të arrihet me dhënien direkte të ndihmës juridike, informuese dhe këshilluese  grupeve të caktuara, ngritjen e vetëdijes të institucioneve relevante dhe ofruesve të shërbimeve për problemet konkrete juridike dhe barrierave të cilat pengojn në realizimin e drejtave të grupeve të caktuara. Pas kësaj, do të vazhdojnë aktivitetet e monitoringut dhe avokimit te institucionet kompetente për qëllim të përmisimit të procedurave administrative. Projekti do të ket ndikim në 500 përdorues direkt dhe 2500 përdorues indirekt, me qasjen e të cilëve realizimi i drejtave në kujdesin shëndetësor dhe social dukshëm do të përmisohet.

Implementimi i projektit, i cili do të zgjat 6 muaj, ka filluar në nëntor të vitit 2013 dhe do të vazhdoj deri në prill të vitit 2014.

Burimi : OJQ Karitas Luksemburg dhe Trupi Koordinues