Arkiva e lajmeve
                   

PËRKRAHJA EUROPIANE PËR PROJEKTET E REJA ZHVILLIMORE NË JUGUN E SERBISË

5. nëntor 2015.

Novi Pazar – Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës, përmes Progresit Europian do të sigurojnë pesë milion e gjysmë euro për projektet në fushën e përmirësimin e shëndetësisë, përforcimin ekonomik të grave dhe informimit të planifikuar zhvillimor.

Në takimin e shtatë të Këshillit Drejtues të Progresit Europian është vendosur që të sigurohen 1.027.240 euro, për zbatimin dhe zhvillimin e sistemeve informuese gjeografike në 12 vetqeverisjet lokale në jugperendim dhe juglindje të Serbisë dhe 368.000 euro për ndihmën e 48 projekteve në fushën e sipërmarrjes së gruas.

Në takim është miratuar edhe projekti i mbrojtjes nga përmbytjet e furishme, i cili projekt përfshin edhe zbatimin e punëve për mbrojtjes anti-erozive të pellgjeve të lumenjve Rashkës dhe Pustës dhe zhvillimon e projekteve për realizimin e punëve në pellgje e lumenjve Vllasinës, Joshanicës dhe Pçinjës, ndërsa donatorët për realizimin e tërë projektit do të ndajnë deri 754.000 euro.

Këshilli drejtues u pajtua edhe me kriteret për ndarjen e ndihmës për shoqatat dhe kooperativat bujqësore. Përdoruesit do të zgjidhen përmes ftesës publike, ndërsa mbështetja do të përfshij udhëtimin studimor në vendet e Unionit Europian dhe finansimin deri në pesë projekte të kooperativave apo shoqatave, të cilat në mes të tjerash mund të përmbajnë edhe edhe punimet e vogla ndërtimore dhe blerjen e paisjeve.

Duke folur mbi përparimin e arritur, Izabel Periq, drejtorëshë e Agjension Zvicerian për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Serbi, ka vlerësuar se puna e suksseshme e Progresit Europian për një pjesë të madhe është meritor modeli zvicerrian i realizimit të projekteve, çka nënkutpron bashkëpunim të afërt të organeve lokale dhe nacionale për gjetjen e zgjidhjeve të cilat direkt i përshtaten nevojave reale të banorëve lokal.

Grem Tyndal, udhëheqës i programit të Progresit Europian, ka nënvizuar se rezultatet në këtë moment shihen në gjysmë të rrugës së realizimit të këtij programit.

“Miratimi i më shumë se njëqind projekteve të propozuara do të jap hovë zhvillimit ekonomik, ndërsa komunat do të duhej që në periudhën e ardhshme të fokusojnë përpjekjet në realizimin e aktiviteteve në fushën e menaxhimit të mirë”, ka thënë Tyndal.

Të pranishmit janë njoftuar përparimin e projektit për avansimin e barazisë gjinore, të cilin projekt në kuadër të Progresit Europian e realizon Zyra e Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave. Si rezultate kyçe është theksuar nënshkrimi i Kartës Europiae për Barazi të Grave dhe Meshkujve nga ana e 26 vetqeverisjeve lokale dhe puna e suksseshme në futjen e buxhetimit gjinor përgjegjës në tetë komuna.

Këshilli drejtuar konfirmuar vendimin e tij kryesor, të sjellur në takimin e fundit, mbi aprovimin e projekteve për përfundimin e bllokut të ri kirurgjik të spitalit të qytetit të Vrajës dhe për ndërtimin dhe pajisimin e ndërtesës për shërbimin emergjent në Shtëpinë e Shëndetit në Novi Pazar. Projekti në Vrajë do të duhej që t’i mundësoj përkujdes shëndetësoj më kualitativ për 300.000 banorë të rrethit të Pçinjës dhe Anamoravës. Për këtë investim Unioni Europian do të siguroj 2,805,000 euro, me pjesëmarrjen e vlerësuar të Qeverisë së Serbisë dhe qytetit të Vrajës prej 1.765.000 euro. Shërbimi Emergjent në Novi Pazar do t’i shërbej 55,000 përdoruesve në vit, ndërsa vlera e investimin është vlerësuar 920,000 euro, prej të cilëve Unioni Europian do të siguroj 622,880 euro. Këto dy projekte do t’i realizor Sektori për Kontraktim dhe Finansimin e Programeve nga mjetet e Unionit Europian pranë Ministrisë së Finansave.

Gjatë takimit është prezantuar edhe raporti i punës për periudhën korrik-shtator 2015, ndërsa është theksuar se që nga fillimi i Programit janë realizuar tetë ftesa publike, janë miratuar 103 projekta dhe janë kryer pesë projektet e para.

Aktivitetet e Progresit Europian, program i cili kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të Serbisë jugore dhe jugperendimore, Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës do t’i mbështetin me gjithsej 24.46 milion euro. Programi ka për qëllim përforcimin e administratës lokale, të krijoj mjedis më të përshtatshëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë si dhe përmirësimin e zbatimit të politikave në fushën e përfshirjes sociale. Aktivitetet në terren i realizon Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese UNOPS.

Komunat të cilat janë të përfshira në këtë Program janë: Novi Pazari, Ivanjica, Novi Varoshi, Priboji, Prijepolo, Rashka, Sjenica dhe Tutini në jugperendim të Serbisë, si dhe Prokupla, Bllaca, Zhitoraxha, Kurshumlia, Leskoci, Bojniku, Vllasotinca, Lebani, Medvegja, Cërna Trava, Vraja, Bosilegradi, Bujanoci, Vlladiçin Hani, Presheva, Surdulica, Tërgovishta, Brusi, Aleksinca, Gaxhin Hani, Dolevaci, Meroshina, Svërlingu, Babushinca, Bella Pallanka dhe Knjazhevci në juglindje të vendit.

Burimi: PROGRES-i Europian dhe Trupi Koordinues