Arkiva e lajmeve
                   

PËRKRAHJA E ODËS EKONOMIKE TË SERBISË EKONOMISË NË PRESHEVË DHE BUJANOC

10. shkurt 2017.

Beograd – Delegacioni i komunës së Bujanocit të cilin e udhëhoqi Shaip Kamberi, kryetar i komunës dhe Muharem Salihu, sipërmarrës dhe kryetar i Forumit për Zhvillim Ekonomik të Rajonit, kanë prezentuar kryetarit të Odës Ekonomike të Serbisë (OES) Mark Çadezh, menaxherit gjeneral OES Millan Vraniq dhe Nenad Gjurgjeviq, drejtorit të Sektorit për Mardhënie Ekonomike për Diasporë OES, të arriturat dhe nevojat e tyre për zhvillim të mëtutjeshëm të aktiviteteve ekonomike në territorin e komunave Preshevë dhe Bujanoc.

Në një bisedë të përzemërt, kryetari i OES Marko Çadezh, delegacionin e njoftoi me planin që në Beograd të organizohen “Ditët e Bujanocit dhe Preshevës”, në të cilën rrjeteve tregtare të mëdha dhe kompanive të interesuara të paraqiten të gjitha mundësitë ekonomike të firmave lokale nga të dyja vendet, si edhe fakti që OES sëshpekti të hap zyrat në Bujanoc dhe Preshevë.

Nenad Gjurgjeviq njerëzit i ka njofuar me projektin i cili realizohet në bashkëpunim me UNDP në Serbi, ndërsa i cili ka për qëllim që të rrisë volumin e investimeve në mjediset lokale nga ana e diasporës të Serbisë, me të cilën do të rritet zhvillimi i këtyre mjediseve dhe do të hapen vendet e reja të punës për banorët lokal. 

Burimi: Oda Ekonomike e Serbisë dhe Trupi Koordinues