Arkiva e lajmeve
                   

PËRKRAHJA E KOMUNËS SË MEDVEGJËS PËR FËMIJËT ME PENGESA NË ZHVILLIM

27. dhjetor 2016.

Medvegjë – Prindërit e fëmijëve me pengesa në zhvillim dhe fëmijët me nevoja të posaçme i ka pranuar kryetari i Medvegjës, Nebojsha Arsiq, i cili me këtë rast ka dëgjuar prindërit dhe ka biseduar me ata për problemet me të cilat ata ballafaqohen.

 „Detyra jonë, si shoqëri dhe komunë, është që t`ia lehtësojmë jetën e vështirë këtyre fëmijëve tanë. I kemi ndihmuar dhe u kemi dalë në ndihmë aq sa kemi mundur. Kemi siguruar ndihmë në të holla, kemi organizuar transportin deri tek institucionet specialistike dhe kemi sjellur mjekë për nevojat e fëmijëve në terren. Do të përpiqemi edhe më tej që ta mos menjanojmë grupën tonë të cënueshme, fëmijët tanë“, ka thënë Arsiq.

Në takim është dakorduar që prindërit të formojnë shoqatën përmes së cilës do të kenë mundësi që të konkurojnë përmes fondeve dhe projekteve tjera të ministrive, ndërsa komuna e Medvegjës do t`i ofroj edhe ndihmën e nevojshem teknike.

Burimi: Gazeta Popullore – Nish dhe Trupi Koordinues