Arkiva e lajmeve
                   

PËRKRAHJA AMERIKANE PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK TË PRESHEVËS

20. janar 2017.

Preshevë – Në takimin e përfaqësuesve të pushtetit në Preshevë me delegacionin e Ambasadës së SHBA-së në Serbi, të cilin e udhëhoqi sekretari i ambasadës Xheremi Long, është premtuar përkrahja amerikane ndaj pushtetit të ri lokal në Preshevë, pikë sëpari në tërheqjen e investitorëve të huaj.

Ardita Sinani, kryetare e Kuvendit Komunal të Preshevë, ka deklaruar se vizita ka qenë shumë e rëndësishme “duke pasur parasysh ndikimin e diplomatëve amerikan në rrjedhat politike dhe ekonomike në rajon”.

Në këtë takim i cili u mbajt në kabinetin e Ardita Sinanit, nga diplomatët amerikan është kërkuar që të shfrytëzojnë ndikimin e tyre tek Qeveria e Serbisë në aktualizimin dhe zgjidhjen e çështjeve të nxehta politike dhe ekonomike për shqiptarët në jugun e Serbisë.

Burimi: Vranjske dhe Trupi Koordinues