Arkiva e lajmeve
                   

PERIMTARËT NGA QENDRA E PRANIMIT NË PRESHEV

25. qershor 2018.

Preshevë - Migrantët nga Qendra e pranimit në Preshevës dhe nënat e vetme të të rasteve sociale nga bashkësia lokale prodhojnë së bashku perime në serra. Projekti, i financuar nga Qeveria e SHBA me dy milionë e gjysë dinarë, i cili projekt realizohet nga organizata joqeveritare "Ndihmë për jetë" nga Vranja.

Nënat e vetme nga Presheva dhe emigrantët nga Qendra pranimit bashkërisht prodhojnë speca, domate, sallatë të gjelbër dhe rrepa në katër serra. Ata komunikojnë në anglisht, me duart dhe mimika.

Perimet prodhohen pa trajtim kimik, gjë që jep rezultate të mira. Pritet që të ketë rreth dy ton domate për serrë dhe një tone e gjysë speca  për serrë.

Ljubinka Milovanoviq, nga OJQ "Ndihma në jetë", tha se 50 për qind e perimeve të prodhuara do të përdoren për të ushqyer migrantët dhe 50 përqind do të jenë për grate e  rasteve sociale, të cilët do të munden , nëse duan, perimet e prodhura ti shesin. OJQ "Historia e jetës" do t'u sigurojë atyre burime financiare.

Sllobodan Savov, nga Komisariati për Refugjatë, tha se numri i migrantëve në qendrat në rajonin e Pçinjës është zvogëluar dhe se Presheva aktualisht ka 95 vetë, shumica prej tyre nga Irani.

Burimi: RTS 1 dhe Trupi Koordinues