Arkiva e lajmeve
                   

PËRGADITEN OBJEKTET MONTAZH PËR REFUGJATËT NË PRESHEVË

30. shtator 2015.

Preshevë – Për këtë dimër kur ende pritet që të ketë fluks të emigrantëve në territorin e komunës së Preshevës nga drejtimi i Greqisë dhe Maqedonisë, kanë filluar përgaditjet për krijimin e kushteve ashtu që përveç tendave të sigurohet akomodim adekuat për kushtet dimërore.

Në Qendrën për Pranim në Preshevë në vazhdë janë punët në rregullimin e njërës hapësirë e cila do të jetë për vendosjen e grave dhe fëmijëve. Sipas njoftimeve nga organizatat ndërkombëtare në këtë mënyrë do të mundësohet akomodim për më shumë se 400 persona.

Ahmet Halimi nga Kryqi i Kuq në Preshevë ka thënë se ka arritur donacioni i ambasadës sllovene në mbathje dhe veshje dimërore.

„Programi humanitar tani është drejtuar në kushtet dimërore sepse për çdo ditë temperatura shkon duke rënë dhe kemi pasur disa ditë të plota me shi. Emigrantët të cilët vijnë janë kryesisht me veshje dhe mbathje të verës, çka kërkon përpjekje shtesë në mënyrë që t`i sigurohen veshjet për rrugën e tyre të mëtutjeshme”, ka thënë Halimi.

Përfaqësuesit e Komesariatit për Refugjatë, si dhe organizatat ndërkombëtare humanitare njoftojnë që të gjithë emigrantët në kohën e dimrit që vjen do të kenë në Preshevë nga një shuajtje, si dhe kontrollën e vazhdueshme mjekësore, në të cilën mjekët gjithnjë e më shumë regjistrojnë raste të ftohjes, posaçërisht tek fëmijët për shkak të rrobave të holla, udhëtimit shumë javor dhe ushqimit të dobët.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues