Arkiva e lajmeve
                   

PËRFUNDOHET KADASTRI NË KOMUNËN E PRESHEVËS

25. korrik 2011.

Vranjë -  Kadastri i patundshmërive në komunën e Preshevës është formuar pas gjashtembëdhjetë viteve punë. Komuna e Preshevës, e cila  ka një pozitë mjaft të rëndësishme gjeostrategjike për Sërbinë, ka fituar evidencën e vetme të pronësisë. Enti republikan i gjeodezisë, sëbashku me shërbimet përkatëse të pushtetit lokal të Preshevës, ka përpiluar deri tash regjistrin më gjithëpërfshirës të pronave të Preshevës, i cili përfshin të dhënat rreth tokës, pronarëve të tyre, objekteve, pronësisë së tyre dhe qëllimit të tyre.

Matjet e para në zonën e Preshevës janë bërë para gjysëm shekulli. Deri para dy decenijeve, prej Nishit e deri në Preshevë ka ekzistuar sistemi i tapive, kur edhe kanë filluar të bëhen evidencat të vetme. Kadastri do të jetë i një rëndësie të madhe edhe për planin e përgjithshëm rregullues të Preshevës. Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa thekson rëndësinë e të dhënave të plota të patundshmërive për investitorët e ardhshëm dhe të dobive ekonomike për qytetarët e kësaj komune. Në Entin republikan të gjeodezisë  thonë se ekzistimi i kadastrit të patundshmërive lehtëson zhvillimin e Preshevës. Në dispozicion janë të dhënat rreth të gjitha sferave në komunë. Qytetarët së shpejti dhe shumë thjesht do të mund të marrin të gjitha dokumentet e duhura për legalizimin e ndërtimeve të tyre, do të mund të marrin kredi të hipotekave, dhe do të mund të investojnë në këtë pjesë të Sërbisë.

Presheva ka 37 komuna kadastrale, të cilat shtrihen në 264 hekterë tokë. Në këtë pjesë të Rrethit të Pçinjës jetojnë rreth 40 mijë banorë.