Arkiva e lajmeve
                   

PËRFUNDIMI I FUSHATËS „MI-TU“

13. maj 2014.

Shoqata “Generator” në programin ceremonial në Sallën e Ushtrisë nw Vranjës, ka shënuar përfundimin e fushatës “Mi-Tu”, , e cila si qëllim të saj kishtë ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për drejtat e pakicave. 

Fushata “Mi-Tu”, , ka kryer një numër të aktiviteteve përmes aksioneve rinore, artikujve gazetash si dhe shënimin e ditëve të rëndësishme ndërkombëtare, nw mwnyrw  të lehtësimit tw përfshirjes sw grupeve pakicë në shoqëri.

Aktivitetet janë kryer përmes bashkëpunimit me institucionet dhe me të rinjët nga Presheva, Bujanoci, Vranja dhe Vlladiçin Hani, ku përvojat e tyre i kanë dhënë edhe përfaqësuesit e grupeve lokal të tw rinjwve nga institucionet të cilat punojnë me pakicat.

Sipas mendimit të Gordane Ristiqit, koordinatore e OJQ “Generator”, njër ndryshim i madh është arritur te insitucionet të cilat merren me pakicat në aspektin e gadishmwrisw sw tyre.

Gjithashtu, ajo e thekson edhe rëndësin e edukimit të të rinjëve të cilën “Generator” e zbaton më shumë se prej një viti.

„Ne sjellim ekspertë nga institucione të ndryshme dhe organizata nga Beogradi, si dhe njerëz të njohur të drejtave të pakicave, të cilët në orët e edukatës qytetare bisedojnë direkt rreth problemeve, çka për fëmijët është shumë e rëndësishme“, tha Gordana Ristiq.

Fushata „Мi-Tu“ është realizuar në kuadër të projektit njëvjeçar “Më barazo!” në territorin e Preshevës, Bujanocit, Vranjës dhe Vlladiçin Hanit.

Qëllimi i projektit ka qenë vetëdijesimi i shoqërisë në këto katër komuna të jugut të Serbisë në aspektin e rëndësisë së rrespektimit të të drejtave të pakicave, luftës kundër diskriminimit dhe përfshirjes.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues