Arkiva e lajmeve
                   

PËRFAQËSUESVE POLITIK DHE INSTITUCIONAL TË SHQIPTARËVE TË PRESHEVËS DHE BUJANOCIT

11. shkurt 2014.

Të nderuar,

Në fund të nëntorit të vitit 2013, si përfaqësues politik dhe institucional të shqiptarëve të Preshevës dhe Bujanocit keni dërguar letër Qeverisë së Republikës së Serbisë, kryetarit të Qeverisë Ivica Daçiqit dhe nënkryetarit të Qeverisë Aleksandar Vuçiqit rreth vendimit tuaj dhe arsyetimeve për ndërprerjen e përkohëshme të bisedimeve me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Qeveria e Republikës së Serbisë ka autorizuar Trupin Koordinues për t'iu përgjigjur letrës tuaj dhe përsëri ka shprehur gadishmërinë e saj të plotë që në bisedë konstruktive të zgjidhë të gjitha çështjet që i keni propozuar, ku Qeveria i ka pranuar, duke i përfshirë edhe ato në letrën e tanishme, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Serbisë dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e pakicave nacionale.

Siç e dini, në fillim të bisedimeve tona i kemi definuar parimet e përbashkëta të punës dhe sjelljeve. Pas rekonstruimit të Qeverisë u ra dakord  mbi qëllimet afatshkurtra (deri 6 muaj), afatmesme (deri një vit) dhe afatgjate (më shumë se një vit) dhe realzimi sipas objektit të çështjeve. Kryeministri i Republikës së Serbisë në takimin të cilin e kemi pasur në kabinetin e tij në tetor të vitit 2013, ka kërkuar që në çdo tre muaj, në praninë e tij dhe gjithë pjesëmarrësve në bisedë, të analizojnë rezultatet dhe realizimet e zgjidhjeve të dakorduara dhe të vërtetohet përgjegjësia e secilit pjesëmarrës në bisedime i cili nuk i rrespekton dhe zbaton zgjidhjet e dakorduara.

Pas diskutimit të suksseshëm dhe konstruktiv, siç edhe vetë keni theksuar, me ministreshën e shëndetësisë, në muajin tetor në Preshevë, më 26 nëntor të vitit 2013, ka qenë i caktuar takimi me ministrin e arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, mirëpo nuk është mbajtur përshkak të vendimit tuaj për ndërprerjen e përkohëshme  të bisedimeve me Qeverinë e Republikës së Serbisë. Ju kujtojmë se gjatë periudhës nëntor – shkurt kemi planifikuar edhe temat e tjera për bisedime: përfaqësimi/integrimi në organet shtetërore, decentralizimi në sistemin gjyqësorë, përmirësimi ekonomik, arsimimi, kultura, mediat, përdorimi zyrtar i gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare, sigurisë dhe masat për krijimin e besimit.

Ndërprerja e bisedimeve nuk i ka sjellë kërkujt të mira, sidomos qytetarëve të Preshevës dhe Bujanocit. Po sikur me dinamikën e mësipërme  të dakorduar, të i kishim kryer bisedimet e parapara, sigurisht që sot për shumë çështje kishim pasur sugjerime për një zgjidhje adekuate.

Prandaj, edhe njëherë shprehi besimin që vetëm përmes bisedimeve me të gjitha palët e interesuara mund të vijmë deri te zgjidhja e problemeve në të cilat ballafaqohen shqiptarët e Preshevës dhe Bujanocit, dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Serbisë ju bëjë thirrje për vazhdimin e bisedimeve, i bindur se kjo është për interesin e të gjithë njerëzëve të cilët jetojnë në këtë vend të shetit tonë.

KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES

prof. dr Zoran Stankoviq