Arkiva e lajmeve
                   

PËRFAQËSUESIT E QEVERISË SË SERBISË DHE MINISTRISË SË ARSIMIT KANË MBAJTUR TAKIM NË MEDVEGJË ME KRYETARIN ARSIQ

17. korrik 2017.

Medvegjë – Komunën e Medvegjës e ka vizituar delegacioni nga Beogradi i cili në kabinetin e ka pranuar kryetari i komunës Nebojsha Arsiq. Nga Ministria e Arsimit kanë marrë pjesë Brankica Gjurishiq, këshilltare në Ministrinë e Arsimit dhe Filip Katiq nga kabineti i Sekretarit Gjeneral të Qeverisë së Republikës së Serbisë me bashkëpuntorët e tij.

Qëllimi i kësaj vizite të rëndësishme të Ministrisë ka qenë njohja me problemet aktuale me të cilat ballafaqohet komuna e Medvegjës. Në takim përveç problemeve të vazhdimit të punës së institucionit të lartë arsimor në Medvegjë, është biseduar edhe për temat tjera, ndërsa takimi konstruktiv është kryer me besimin që Qeveria e Republikës së Serbisë do të jetë këtu që të ofroj të gjithë ndihmën dhe përkrahjen e nevojshme në zgjidhjen e problemeve më të mëdha të qytetarëve në këtë komunë.

„Ky takim është shumë i rëndësishëm për komunën tonë. Janë hapur shumë tema për qëllim të zgjidhjes së problemeve në Medvegjë, komunë e cila ka përkrahje të madhe nga Qeveria e Serbisë”, tha kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues