Arkiva e lajmeve
                   

PËRFAQËSUESIT E KUVENDIT PARLAMENTAR TË OSBE-SË NË PRESHEVË PËRSHKAK TË EMIGRANTËVE

5. shkurt 2016.

Preshevë – Udhëheqësja e Komitetit për Demokraci, Drejta të Njeriut dhe çështje Humanitare e Kuvendit parlamentar të OSBE-së Isabell Santos, me rastin e vizitës në Preshevë ka deklaruar se zyrtarët e Serbisë “kanë për punë të jashtëzakonshme që duhet rrespektuar”. Ajo në çështjen e krizës së emigrantëve ka deklaruar se Serbia dhe vendet tjera në të cilat kalojnë emigrantët do të duhej të jenë pjesë e marrëveshjes koordinative dhe të përbashkët. Santos në njoftimin e OSBE-së ka theksuar se marrëveshja do të duhej të bazohet në bazë të ndarjes së detyrave, duke theksuar se OSBE-ja mund të bëj më shumë në menaxhimin e krizës përmes shkëmbimit të rezultateve më të mira, organizimin e trajnimeve shtesë për zyrtarët të cilët merren me refugjatë dhe emigrantë, ofrimin e ndihmës juridike, monitorimit dhe raportimit.

Antarët e Komitetit për Demokraci, Drejta të Njeriut dhe çështje Humanitare kanë biseduar me refugjatët, puntorët humanitar dhe zyrtarët në objektet e pranimit për emigrantë në kufirin në mes Serbisë dhe Maqedonisë, si dhe me përfaqësuesit e organizatave të ndryshme dhe grupeve humanitare, siç janë organizata humanitare ndërkombëtare për emigracion UNHCR dhe Kryqi i Kuq.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues