Arkiva e lajmeve
                   

PËRFAQËSUESIT E INSITUCIONEVE TË PAVARURA MË 28 PRILL NË LESKOC

27. prill 2016.

Leskoc – Banorët e Rrethit të Jabllanicës do të kenë mundësi që të marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët në të cilën do të bisedojnë përfaqësuesit e institucioneve  të pavarura të Republikës së Serbi: Millosh Jankoviq, zëdhënës i Mbrojtësit të Qytetarëve, Alleksandar Resanoviq, zëdhënës i Komesarit për Informacionet e Rëndësisë Publike dhe për Mbrojtjen e të Dhënave, dhe Tijana Millosheviq këshilltare e pavarur e Komesarit për Mbrojtjen e Barazisë.

Tryeza do të mbahet të enjten më 28 prill, në ora 12 në Qendrën për Avansim Profesinal në Leskoc, në rrugën Leskovaçkih Odreda 6.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje, e cila zhvillohet në kuadër të projektit të “Institucioneve të pavarura afër qytetarëve”, është afërësia e njerëzve të institucioneve të pavarura, gjatë së cilës qytetarët përmes kontaktit direkt do të mund të njihen me fushëveprimin e punës së këtyre institucioneve, si dhe me mundësitë për zgjidhjen e problemeve me përdorimin e këtij mekanizmi.

Burimi: Iniciativat Qytetare dhe Trupi Koordinues