Arkiva e lajmeve
                   

PËRFAQËSUESIT E FIRMËS “BETA ENERGY” NË MEDVEGJË

24. shkurt 2017.

Medvegjë – Përfaqësuesit e firmës “Beta Energy” nga Nishi kanë vizituar komunën e Medvegjës dhe kanë prezentuar nevojat  e veta për ndërtimin e elektranave solare dhe fabrikës së re të peletit.

Për arsyes se numri i orëve me diell është i madh në Medvegjë, është gjetur interesi i përbashkët për fillimin e bisedimeve mbi vendosjen e panelave kumore dhe tokësore. Për arsye se komuna  e Medvegjës ka shumë pasuri të mëdha malore, përfaqësuesit e firmës “Beta Energy”, kanë shprehur interesim për vendosjen e linjës së re për prodhimin e peletit. Komuna e Medvegjës do të përgjigjet me seriozitet bisedimeve të ardhshme, sepse shteti subvensionon burimet e rinovueshme të energjisë, ndërsa Medvegja për shkak të numrit të madh të orëve me diell është shumë aktuale.

„Prioritet i komunës së Medvegjës është zvogëlimi i papunësisë, kështu që të gjithë investitorët janë të mirëseardhur. Biseda e sotshme ka shërbyer për prezentimin e potencialeve të komunës sonë e cila është e rëndësishme në këtë degë të ekonomisë. Kemi definuar fushat e interesimit dhe fillojmë me bisedimet konkrete”, tha Nebojsha Arsiq, kryetar i komunës së Medvegjës.

Në Medvegjë me sukses punon elektrana solare e instaluar në kulmin e sallës së ish fabrikës “Termovent”, ndërsa egzistojnë edhe kapacitet e mëdha të pa përdorura për zhvillimin e prodhimit të energjisë elektrike.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues