Arkiva e lajmeve
                   

PËRFAQËSUESI I PROGRAMIT TË PROGRESIT EUROPIAN NË MEDVEGJË

18. korrik 2017.

Medvegjë – Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, në kabinetin e tij ka mbajtur takim me përfaqësuesin e Progresit Europian, Bojan Marçiq, në prani të kolegës nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal. Programi i Progresit Europian i financuar nga UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës dhe Republika e Serbisë, vazhdon analizën e konkurencës të 34 vetqeverisjeve lokale, i cili ka filluar në kuadër të Programit të Partneritetit Europian me komunat EU PROGRES, në mesin e të cilave është edhe komuna e Medvegjës.

Qëllimi i projektit “Indeksi i konkurencës dhe kapaciteteve të vetqeverisjeve lokale (IKKLSU)” është që vetqeverisjeve lokale t`i gjendet mjet për kvantifikim të vlerave të resurseve të veta, potencialeve dhe kapaciteteve dhe ofrimin e një fotografie më të qartë të nivelit të sotshëm të konkurencës. Projekti IKKLSU duht të mundësoj edhe krahasimin e kapaciteteve dhe potenciale me vetqeverisjet tjera lokale dhe të identifikoj zbrastirat të cilat duhet të plotësohen, në mënyrë që të avansohen përparësitë e mjedisit komunal për biznes dhe nivel të përgjithshëm të konkurencës.

IKKLSU mundëson përcjelljen e progresit të zhvillimit të vetqeverisjes lokale në nivelin të inputeve, rezultateve dhe ndikimeve në bazë të analizave në përputhjeve me të dhënat kuantitative dhe kualitative për resurset dhe potencialet lokale, nga njëra anë dhe nga ana tjetër kapaciteve të vetqeverisjeve lokale që me ato të menaxhojnë. Qëllimi i posaçëm i projektit IKKLSU është përcaktimi i gjendjes egzistuese të konkurencës në nivel lokal dhe konfirmimi i prioriteteve të reformave të mëtutjeshme të mënyrave të menaxhimit me resurset publike dhe mënyrat e përdorimit të bashkësive potenciale.

Projekti është realizuar nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal – ZHEL nga Medvegja, nën sponzorizimin e Progresit Europian.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues