Arkiva e lajmeve
                   

PËRDORUES TË RINJ NË KUADËR TË PROJEKTIT „KRIJIMI E MUNDËSIVE TË REJA PËR VETËPUNËSIM NË JUG TË SERBISË“

22. janar 2014.

Në fund të vitit 2013, në sallën e Kuvendit komunal të Vranjës janë nënshkruar 31 kontrata për donacion në kuadër të projektit “Krijimi i mundësive të reja për vetëpunësim në jug të Serbisë”. Projekti financohet me mjetet e “Fondation Caritas Luxembourg” dhe qytetit të Vrajës. Projekti i cili realizohet nga organizata HELP prej qershorit të 2013 deri në dhjetor të 2014, bazohet në mbështetjen ekonomike dhe edukative në zhvillimin e qëndrueshëm lokal të Vrajës dhe Bujanocit.

Me këtë projekt iu është mundësuar vetëpunësim 31 pjestarëve në gjendje të rrezikuar sociale nga Vraja dhe Bujanoci, të cilët me mjetet e marra do të fillojnë punën e  14 veprimtari shërbyese dhe 17 veprimtari artizanaleve.

Vëmendje të veçant iu është kushtuar kategoris së qytetarëve të rrezikuar: të rinjëve, të papunëve, prindërve të vetëm, personave me nevoja të veçanta dhe komunitetit rom. Në mesin e përdoruesve të donacionit gjenden 10 gra dhe 21 burra, ku 19 prej të cilëve janë të moshës më të re se 35 vjeçare, ndërsa në mesin e tyre janë edhe 11 përdorues të nacionalitetit rom

Në nënshkrimin e kontratave për donacion në mes të përdoruesve dhe organizatës HELP, kanë marrë pjesë Zoran Antiq kryetari i qytetit të Vrajës, Pedrag Raniq shefi i misionit “Fondation Caritas Luxembourg” në Serbi, , Boban Stankoviq ndihmësi i kryetarit dhe Masha Bubanj udhëheqëse të HELP-it për jugun e Sebisë

Burimi: OJQ Karitas Luksemburg dhe Trupi Koordinues