Arkiva e lajmeve
                   

PËR STACIONIN E TRANSFERIT NË BUJANOVC 8 MILION NGA MINISTRIA E NOVICA TONCEVA

7. mars 2022.

Bujanoc - Beograd - Komuna e Bujanocit ka pranuar 8 milionë dinarë për projektin e stacionit të transfertave nga Ministria e Zhvillimit të Komunave të Pazhvilluara, e udhëhequr nga Novica Toncev.

Për stacionin e transferimit, më saktësisht për ndërtimin e lidhjeve të jashtme në termocentral, Komuna në buxhetin e këtij viti ka ndarë 14.1 milionë dinarë.

8 milionë shtesë nga ministria e drejtuar nga Tonçevi vijnë përmes programit për mbështetje për përmirësimin e zhvillimit të komunave të pazhvilluara.

Vendimi për miratimin e mjeteve në vlerë prej 320 milionë dinarë për projekte infrastrukturore në 42 komuna është marrë të premten.

“Jam krenar që shoh rezultate konkrete dhe të matshme të punës së Kabinetit, komunikim të shkëlqyer dhe konstruktiv me kryetarët e komunave dhe qasje të përkushtuar ndaj problemeve me të cilat përballemi. "Jam i kënaqur që komunat janë të motivuara që së bashku t'i ndryshojnë gjërat për mirë dhe pastaj suksesi është i garantuar", tha Tonçev me këtë rast.

Pos Bujanocit mjete nga territori i rrethit të Pqinjes kanë marrë edhe komunat e Vlladiçin Hanit, Bosilegradit, Surdulicës dhe Preshevës.

Ndërtimi i stacionit të transfertës në Bujanoc ka filluar në vitin 2015. Kjo do të zgjidhë problemin më të madh mjedisor në komunë - deponin e qytetit.

Burimi: Bujanovacke, Trupi Koordinues