Arkiva e lajmeve
                   

PËR RIPARIMIN E DËMEVE NGA PËRMBYTJET JANË NDARË 1,3 MILION DINARË

14. mars 2013.

Janë ndarë 1,3 milionë dinarë për fazën e parë të riparimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, në Bujanoc dhe Preshevë. Janë kërkuar edhe gjashtë milionë dinarë, ndërsa pritet edhe ndihma e organeve kompetente shtetërore, ka thënë kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.

Trupi Koordinues, në komunat Preshevë dhe Bujanoc, për fazën e parë të riparimit të dëmeve të shkaktuara si pasojë e përmbytjeve, ka ndarë 1,3 milionë dinarë. Gjithashtu është kërkuar ndarja edhe e gjashtë milionë të tjera nga rezervat buxhetore, ndërsa ndihmë do të kërkohet edhe nga organet kompetente shtetërore, ashtu që t’u ndihmohet familjeve që kanë pësuar nga përmbytja, ka thënë kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq.

Sipas të dhënave të shtabit për situata emergjente të komunës së Preshevës, është vlerësuar, se dëmi nga përmbytja kap vlerën prej 20 milionë dinarëve, prej të cilave familjet kanë pësuar dëme në shumën prej 2 milionë dinarëve, ndërsa  pjesën tjetër prej 18 milionë dinarësh, objektet infrastrukturore. Stankoviq me këtë rast ka vizituar BL Stacioni hekurudhor në Preshevë dhe ka biseduar me kryetarin e bashkësisë lokale Skender Limanin dhe me udhëheqësinë e administratës komunale, për riparimin e dëmeve që i ka pësuar kjo komunë për shkak përmbytjeve.

“Mjetet në vlerë prej 1,3 milion dinarëve do të paguhen në ditët në vazhdim, në llogaritë bankare të këtyre komunave”, ka thënë Stankoviq.

Më tej shtoi se janë kërkuar edhe gjashtë milionë dinarë nga rezervat buxhetore ashtu që familjeve që kanë pësuar, t’u sigurohen gjërat elementare për jetë, si dhe do të kërkohet ndihmë edhe nga  organet shtetërore kompetente dhe nga ministritë për riparimin e dëmeve të objekteve infrastrukturore në këto dy komuna, ka deklaruar Stankoviq.

“Ekzistojnë probleme edhe me objektet e ndërtuara ilegalisht, marrjen e  tokave të cilat janë në pronësi të shtetit dhe me çështjet e pazgjidhura të të drejtave pronësore”, ka thënë Stankoviq.

Sipas fjalëve të tij, përpilimi i studimit apo projektit për mbrojtjen e objekteve nga përmbytjet e rrëmbyeshme do të zgjasë disa vite dhe kur të përfundojë, do të sigurohen mjetet, ashtu që problemi përmbytjeve, i cili këtu paraqitet shpesh të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

Kryetari i BL Stacioni hekurudhor Skender Limani ka thënë se për zgjidhjen e përhershme të këtij problemi Instituti rrugor CIP do ta përpilojë një projekt, i cili do t’i dorëzohet autoriteteve lokale, kurse ndihmën materiale e ka premtuar Trupi Koordinues.

Burimi: RTS