Arkiva e lajmeve
                   

PËR NXËNËSIT MË TË MIRË NGA MEDVEGJA SHPËRBLIME NË TË HOLLA DHE LARJE FALAS NË BANJË TË SIJARINËS

24. qershor 2019.

Medvegjë - Komuna e Medvegjës këtë vit do të shpërblej gjithsej 23 nxënësit në shumën e përgjithshme prej 131,000 dinarë dhe për ata të cilët janë fitues të diplomës "Vuk Karaxhiq" dhe nxënësit të cilët kanë arritur rezultate të rëndësishme në garat kombëtare, rajonale dhe të tjera në fushën e arsimit, artit, kulturës dhe sportit në vitin e kaluar shkollor.

Gjithashtu, autoritetet komunale kanë vendosur të ndajnë bileta falas për të përdorur pishinën në Banjë të Sijarinës, për të gjithë nxënësit e shkëlqyeshëm.

Fondet për shpërblime në të holla dhe për blerjen e biletave do të sigurohen nga buxheti i komunës së Medvegjës, dhe bileta dhe shpërblime të holla do të ndahen më 28 qershor, kur edhe janë caktuar mbledhjet me prindër.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues

 

homescontents