Arkiva e lajmeve
                   

PËR NDRRIMIN E DRITAREVE NË BUJANOC FITOJNË 19 FAMILJE

12. nëntor 2021.

Bujanoc - Beograd - Para nga buxheti për ndërrimin e zdrukthtarisë (2 milionë dinarë) do t'u jepen 19 nga gjithsej 28 qytetarë të komunës së Bujanocit të cilët kanë aplikuar në thirrjen publike për programin e sanimit energjetik të shtëpive familjare dhe apartamenteve.

Komisioni kompetent ka publikuar listën paraprake dhe ajo përfundimtare do të pasojë pas skadimit të afatit tetëditor, përderisa pjesëmarrësit në thirrjen publike kanë kundërshtim.

Disa aplikacione janë refuzuar si të parregullta për shkak se nuk janë në përputhje me ftesën publike, thuhet në vendimin e komisionit.

Se sa para do të marrë secili qytetar aplikimi i të cilit është pranuar nuk është bërë i ditur.

Lista paraprake është bërë pas kontrollit në terren të të gjitha familjeve të regjistruara.

Zëvendësimi i zdrukthtarisë është bashkëfinancuar nga buxheti me 50 për qind të vlerës totale të zdrukthtarisë dhe montimit.

Kufiri maksimal prej 80.000 dinarëve të grantit për aplikim, së bashku me disa nga kushtet fillestare, u hoq pas interesimit të ulët të qytetarëve.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues