Arkiva e lajmeve
                   

PËR FILLORISTËT NË TË ARDHMEN AKTIVITET FIZIK PËR ÇDO DITË NGA 15 MINUTA

24. shkurt 2017.

Beograd – Filloristët në të gjitha shkollat fillore në Serbi në të ardhmen do të kenë aktivitet fizik për çdo ditë nga 15 minuta. Për nxënësit më të vjetër, atyrëve nga klasa e pestë deri në klasën e tetë të shkollës fillore, vendosja e ushtrimit 15 minutësh nuk vlen, duke marrë parasysh se është hequr dorë nga këto të reja të parapara për fillimin e vitit të ardhshëm shkollor.

Projekti “T`i lëvizim fëmijët tanë”, është paraparë sjellja e aktivitetit fizik për 15 minuta për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt për të gjitha 1.206 shkollat fillore në Serbi. Qëllimi është parandalimin të mbajtjes së dobët, deformimeve kurrizore, obezitetit dhe pasivitetit në mesin e nxënësve të rinj. Siç është thënë, 70 përqind e nxënësve në Serbi jo mjaftueshëm janë aktiv, çdo i katërti është i trashë, ndërsa çdo i pesti ka mbajtje të dobët të trupit.

„Dëshira jonë është që sporti në shkollë të jetë më i qasur”, tha ministri i arsmit, Mlladen Sharçeviq. Ai shtoi se me Ministrinë e Shëndetësisë janë dakorduar që në kuadër të edukatës fizike të vendoset edhe arsimi shëndetësor, dhe kjo lëndë mësimore do të quhet edukatë fizike dhe shëndetësore.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues