Arkiva e lajmeve
                   

PËR FËMIJËN E TRETË REGJISTRIM FALAS NË ÇERDHE

16. mars 2017.

Bujanoc - Për qëndrim ditor për një fëmijë në entin parashkollor “Gëzimi ynë” në Bujanoc në mujor prindërit paguajnë 2600 dinarë për fëmiun e parë , për të dytin 20% më pak apo 2080 dinarë dhe nëse edhe fëmiun e tretë e kanë në çerdhe ai do të vijoj pa pagesë, ka thënë për medie pedagogu i këtij institucioni, Vesna Aleksiq,

Për fëmiun e tretë nëse vetëm ai është vijon entin, çmimi është 1300 dinarë, ndërsa për fëmijën e katërt dhe të tjerët me radhë do të jetë falas.

Për fëmijët e prindërve të vetushqyer dhe për shfrytëzuesit e ndihmës materiale, vlera është zvogëluar për 50 përqind, kështu që prindërit paguajnë nga 1300 dinarë, ndërsa fëmijët e invalidëve ushtarak të luftës, pa përkujdesje prindërore dhe me të meta në zhvillm do ta vijojnë çerdhen falas.

Çmimi i qëndrimit gjysmëditor është 900 dinarë, ndërsa çmimi për qëndrim qëndrim të plotë parashkollor është 2080 dinarë.

Institucioni parashkollor “Gëzimi Ynë” në Bujanoc, është i vetmi institucion i specializuar në komunë, veprimtaria e të cilit është përkujdesi shoqëror për fëmijët e moshës parashkollore.

Kjo është karrika e parë dhe shumë e rëndësishme në sistemin e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve.

Mundëson qëndrim ditor të fëmijëve të moshës së vogël prej një deri shtatë vite dhe realizimin e detyrave programore në kuadër të punës edukativo-arsimore, mbrojtjes preventive shëndetësore dhe sociale, dhe realizimin e programit parashkollore për të vegjëlit në vitin para fillimit të shkollës.

Gjatë këtij viti me format e ndryshme do të përfshihen gjithsej 531 fëmijë prej një deri në shtatë vjeç në 43 grupe edukative.

Çerdhen e vijojnë fëmijët serb, shqiptar dhe rom.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues