Arkiva e lajmeve
                   

PËR FATOSAT DHE SHEMBULLORËT HYRJE FALAS NË PISHINA

6. korrik 2018.

Medvegjë - Qeveria lokale e komunës së Medvegjës ka vendosur që 290 nxënësit e shkëlqyer nga komuna e Medvegjës dhe 72 nxënës që kanë mbaruar klasën e parë këtë sezon të kenë hyrje falas në pishinat në Banjë të Sijarinës.

Nebojsha Arsiq, kryetari i komunës së Medvegjës, ka dhuruar pakot e biletave për pishina  përfaqësuesve të të gjitha shkollave dhe me këtë rast tha se ai ishte i nderuar dhe i kënaqur që të është në gjendje t`i shpërblej nxënësit e suksseshëm të cilët me punën e tyre kanë arritur rezultate të shquar.

Ai theksoi se çdo investim në rini dhe arsim sesa kthehet edhe shumë herë më shumë, por në të njëjtën kohë bëri thirrje të gjithë nxënësve të vazhdojnë të punojnë kështu, sepse është e vetmja mënyrë për të arritur qëllimin.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues