Arkiva e lajmeve
                   

PËR 26 KOMUNA JANË NDARË 364.3 MILIONË DINARË PËR PROJEKTE

13. mars 2017.

Beograd – Ministria e Ekonomisë do të bashkëfinancoj në këtë vit me 364,3 milionë dinarë punimet në 26 qytete dhe komuna në ndërtimin dhe rinovimin e infrastrukturës rrugore, komunale, elektroenergjetike, energjetike dhe infrastrukturës tjetër dhe objekteve në zonat afariste, si edhe punimet të cilat sigurojnë qasjen e zonave afariste dhe lidhjen e tyre me rrethinë.

Këta 26 projekte, ashtu siç kumtohet, të cilat i kanë propozuar vetqeverisjet lokale, do të bashkëfinancohen në kuadër të Programit përkrahës së zhvillimit të infrastrukturës biznesore i cili realizohet për qëllim të avansimit të ambientit biznesor për afarizëm të kompanive të vogla dhe të mëdha, tërheqjen e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se mbështet projektet e vetqeverisjeve lokale në vlerë deri 60 përqind e vlerës së projektit, ndërsa qytetet dhe komunat janë të detyruara që të financojnë pjesën e mbetur të vlerës së projektit.

Bashkëfinancimi është miratuar për shtatë qytete (Valevë, Vrajë, Zrenjaninë, Kikindë, Krushevcë, Uzhicë dhe Nish) dhe 19 komuna prejt të cilave shtatë janë në grupin komunave më të pazhvilluara (Ada, Apatini, Baçi, Baçka Topolla, Bllaca, Bolevaci, Vlladiçin Hani, Vërnjaçka Banja, Gornji Millanovci, Dolevaci, Ivanjica, Kniqi, Peqinci, Preshevë, Prijepole, Prokuple, Raçë, Sjenicë dhe Shid).

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues