Arkiva e lajmeve
                   

PËR 13 PROJEKTE AFËR 47 MIJË DOLLARË

16. prill 2014.

Novi Pazar – Incijantivat qytetare kanë nënshkruar kontratë rreth ndihmës finansiare dhe teknike me organizatat e shoqërisë civile nga Sanxhaku dhe jugu i Serbisë për realizimin e projekteve të përfaqësimit publik. Kontratën e kanë nënshkruar përfaqësuesit e 13 organizatave nga Novi Pazari, Sjenica, Priboji, Prijepola, Novi Varoshi, Bujanoci, Presheva dhe Vranja.

Në qendrën e vëmendjes janë të rinjët dhe përmes këtyre projekteve do të nisen inciativat për zgjidhjen e problemeve aktuale në bashkësitë lokale: transparencë me rastin e marrjes së vendimit rreth ndarjes së hapësirave publike, krijimin e komunikimit më të mirë në mes të organizatave dhe qeverisjeve lokale, zgjidhja e problemit të komunitetit rom dhe mbështetja institucionale për sipërmarrjet e grave.

 „Para jush është puna e realizimit të aktiviteteve projektuese, i cili me vete bart shumë sfida. Nga njëra anë, e juaja është që të institoni dhe nisni procese të caktuara në komunitetin tuaj, ndërsa nga ana tjetër të krijoni një bashkëpunim sa më të mirë me komunat partnere dhe përdoruesit, i cili nuk do të jet i kufizuar në realizimin e këtij projekti, por edhe do të vazhdohet edhe pas mbarimit të projektit „Të rinjët e inkujaruar për ndryshime pozitive në jug të Serbisë dhe Sanxhak“, ka thënë Leopold Rolinger, bartës i Programit për Zhvillimin e Shoqërisë Civile dhe participimit të qytetarëve.

Vlera e përgjithshme e mjeteve të ndara është 46.923 dollarë. Për realizimin e projektit, i cili do të zgjas prej prillit deri në shtator të këtij viti, secila nga organizatat  do të fitojnë rreth 3.500 dollarë me një detyrim që të sigurojnë me angazhimin e resurseve të veta edhe 25 mijë dollarë. Projektet e përfaqësimit publik i mbështesin, USAID-i  me 41.528 dollarë përmes programit të krijimit të kapaciteteve në kuadër të projektit „Të rinjët e inkujaruar për ndryshime pozitive në jug të Serbisë dhe Sanxhak“, si dhe Ambasada e Holandës në Beograd me 5.395 dollarë.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues