Arkiva e lajmeve
                   

PBILD PROGRAMI NDIHMON PUNËSIMIN

29. korrik 2011.

Bujanoc – Programi i agjensioneve të ndryshme të Kombeve të Bashkuara „ Ruajtja e paqës dhe zhvillimi lokal gjithpërfshirës“ (PBILD) i cili realizohet në Rrethin e Jabllanicës dhe Pçinjës, dje në Bujanoc paraqiti programin për punësimin e të rinjve  dhe personave të rrezikuar në jug të Sërbisë, vlera e së cilës arrin në 15 milion dinarë.

PBILD programi siguron trajnime dhe mundësi për punësimin e personave të rrezikuar e të cilët gjenden në evidencën e zyrës së Shërbimit kombëtarë për punësim në Vranjë dhe Leskoc, gjersa programi për punësimin e të rinjve organizon trajnime dhe krijom mundësi  për punësimin e të rinjve  të cilët gjenden në evidencën e zyrës së Shërbimit kombëtrë për punësim në Leskoc.
Programi do të sigurojë punësimin e rreth 160 të rinjve dhe personave të rrezikuar.

Programet e punësimit i udhëheq dega e Shërbimit kombëtarë për punësim në Vranjë dhe Leskoc, ndërsa mjetet për realizim janë të siguruara  nëpërmjet komponentës për punësim të PBILD programit. Thirrja e hapur për pjesëmarrje në programet apo në masat aktive për punësim është shpallur në faqen e internetit të Shërbimit kombëtarë për punësim si edhe në faqen e internetit të Kombeve të Bashkuara.

Të drejtë konkurimi kanë të gjithë subjektet ekonomike  në të gjitha format e pronësisë të cilët janë të regjistruar në Agjensionin për regjistrat ekonomike të Republikës së Sërbisë së paku gjashtë muaj nga  data e aplikimit. Subjektet tjera ekonomike mund të konkurojnë nqs. janë të regjistruar më së paku gjashtë muaj para datës së paraqitjes, dhe nqs. plotësojnë  kushtet tjera të numruara në thirrjen publike.

PBILD programi është nismë që vlen 8 milion dollarë të cilin e finansojnë Qeveria e Norvegjisë, Spanjës, Suedisë dhe Zvicrës me qëllim që të përmirësohen kapacitetet të resurseve profesionale në jugun e Sërbisë për një zhvillim gjithëpërfshirës, paqësorë dhe të qëndrueshëm. PBILD programi është i fokusuar në katër fusha: rritjen e kohezionit të shoqërisë dhe resurseve njerzore, qasje më të mirë dhe të barabart në shërbimet publike, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e migrimeve.

homescontents