Arkiva e lajmeve
                   

PASURITË NATYRORE „LUGINA E PÇINJËS“ KANË MARË SHKALLË MË TË LARTË TË MBROJTJES

27. prill 2018.

Bujanoc - Instituti për Ruajtjen e Natyrës së Serbisë ka kryer auditimin e pasurisë natyrore "Lugina e Pçinjës" në Bujanoc, e cila menaxhohet nga Eparhia e Vrajës.

Dr. Dragan Neshiq të pranishmëve në Amfiteatrin e në Paralelen e Bujanocit të Fakultetit të Ekonomisë të Suboticës, kujtoi se 20 vjet më parë kjo zonë u shpall një e mirë natyrore ee kategorisë së dytë, por që pas dy vjetësh të punës në terren u krijua një studim i ri, kështu që rajoni tani ka tre regjime të kategorizuara .

"Ne vendosëm të zgjerojmë "Luginën e Pçinjës" nga 2,660 hektarë të mëparshëm, duke e zgjëruar me 1,622 hektarë, kështu që sipërfaqja aktuale e kësaj zone të mbrojtur është rreth 4,200 hektarë. Tani kjo e mirë natyrore rreth 80% i takon komunës së Bujanocit dhe 20% të komunës së Tërgovishtës. Më parë, në tërë "Luginën e Pçinjës", ka vlejtur shkalla e dytë e mbrojtjes, dhe tani disa nga pjesët e saj kanë një shkallë më të lartë. Përveç veçorive gjeologjike të kësaj zone, pasuria e biodiversitetit të saj është edhe më e vlefshme", tha Neshiq.

Në prezantimin e auditimit të "Luginës së Pçinjës" morën pjesë, ndër të tjera, nga peshkopi i Pahomisë së Vrajës me priftërinë, nënkryetari i Bujanocit, dr. Stojança Arsiq, përfaqësuesit e Kishës së Bujanocit dhe nxënësit dhe punonjësit e shkollës fillore "Branko Radiçeviq" dhe të shkollës së mesme "Sveti Sava" në Bujanoc.

Prezantimi u parapri nga paraqitja e korit të kishës së Bujanocit Shën Prohor Pçinjski.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues