Arkiva e lajmeve
                   

PASTRIM I PËRBASHKËT I LIQENIT TË BUJANOCIT

13. qershor 2017.

Bujanoc – Deputeti popullor në Kuvendin e Republikës së Serbisë, Fatmir Hasani, u ka propozuar vullnetareve të shoqatës së qytetarëve “Serbia në lëvizje” nga Bujanoci, që edhe disa organizata të joqeveritare dhe komunën e Bujanocit të propozojnë projektin mbi revitalizimin dhe mbrojtjen e Liqenit të Bujanocit.

Hasani ka premtuar që sëbashku me kolegun Nenad Mitroviq do të përpiqen që ky projekt, pas aplikimit në dy tri ministri të zgjidhet për realizimin përmes përkrahjes së nevojshme financiare.

Hasani dje ka qenë mysafir i mbledhjes së organizuar nga katër vullnetare në kuadër të aksionit “Biram koga biram”. Para njëzet ditëve bashkëbisedues ka qenë Nenad Mitroviq, njëri nga dy deputetët e komunës së Bujanocit. Qytetarët e pranishëm edhe atëherë kanë pasur mundësi që të parashtrojnë pyetje nga fusha e ekologjisë.

Gjatë bisedimeve të djeshme rreth Liqenit të Bujanocit, Snezhana Millosheviq kryetarja e Shoqatës Ekologjike të Bujanocit, ka treguar në rrezikun potencial të lëshimit të ujit të pendës nga dheu në këtë akumulim artificial. Për zgjidhjen e këtij problem është e nevojshme ndërtimi i pengesës nga betoni.

Duke marrë parasysh këtë lokalitet të përfshirë në Planin hapësinor të territoreve për qëllime të posaçme të qendrën rajonale për trajnimin e njësive për operacionet multietnike – Baza “Jug”, kryetarja e Shoqatës Ekologjike ka rikujtuar organizatorët e kësaj mbledhje që për të gjitha punimet e planifikuara duhet miratim i nevojshëm i Ministrisë së Mbrojtjes.

Para fundit të dialogut të djeshmë, deputeti Hasani ka nënshkruar kërkesë kryetares së Kuvendit të Republikës së Serbisë Maja Gojkoviq, me të cilin në emër të qytetarëve të Bujanocit kërkoj caktimin e terminit për parashtrimin e pyetjeve për anëtarët e Qeverisë republikane.

Burimi: Vrajske, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues