Arkiva e lajmeve
                   

PARTNERITETI PËR ADMINISTRATË TË HAPUR: KANDIDIMI PËR ANËTAR TË GRUPIT PUNUES

25. nëntor 2015.

Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile e Qeverisë së Republikës së Serbisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale, dërgon Ftesë Publike organizatave të shoqërisë civile për propozimin e kandidatëve nga radhët e shoqërisë civile për anëtarsim në Grupin Punues të posaçëm ndërministror për përpilimin e Planit të dytë Akcionar dhe realizimit të pjesëmarrjes së Republikës së Serbisë në iniciativën Partneritetit për Administratë të Hapur.

Afati për paraqitje është 3 dhjetor 2015. Paraqitjet duhen të dërgohen me postë në këtë adresë:

Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Bulevar Mihaila Pupina 2, hyrja lindore, 11000 Beograd, me mbishkrimin: “Propozimi i kandidatëve nga radha e shoqërisë civile për anëtarsim në Grupin Punues të posaçëm ndërministror për përpilimin e planit aksionar dhe realizimin e pjesëmarrjes së Republikës së Serbisë në iniciativën e Partneritetit për Administratë të Hapur – të mos hapet”.

Të gjitha informatat dhe sqarimet shtesë ndodhen në tekstin e ftesës publike, të cilat janë të qasura në ueb faqen e Zyrës për Bashkëpunim me Shoqëritë Civile të Republikës së Serbisë.  http://www.civilnodrustvo.gov.rs/

Burimi: Zyrës për Bashkëpunim me Shoqëritë Civile të Republikës së Serbisë dhe Trupi Koordinues