Arkiva e lajmeve
                   

PARAQITUNI PËR SHKOLLËN FALAS ONLINE “NËNA NË RRJET” (AFATI: 12.09.2017)

1. shtator 2017.

Gjatë trajnimit online njëmujor, kandidatet do të kenë mundësi që përmes serisë së uebinarëve dhe punës me mentored të mësojnë mardhëniet themelore me publikun dhe marketingut në rrjetet sociale. 

Programi është dedikuar për nënat e papunësuara të cilat kanë 35 vjet në ditën e fillimit të realizimit të trajnimit (1 tetor 2017) dhe të cilat shohin mundësinë që në arsimimin joformal që diturite e tyre të deritanishme t`i formulojnë apo zhvillojnë, si edhe atyrëve të cilët dëshirojnë që të provojmë në botën e marketingut digjital dhe mardhënieve me publikun.

Nënat e zgjedhura gjatë tetorit dhe nëntorit 2017, do të jenë në mundësi që dy herë në javë në kohëgjatje prej 90 deri 120 minuta, të marrin pjesë në uebinarë, që në mënyrë aktive të marrin pjesë, të parashtrojnë pyetje dhe punojnë në shembujt konkret, gjë që është e rëndësishme, pas trajnimit, do të trajnohen që t`i ofrohen shërbimet të cilat janë shumë të kërkuara në tregun e punës. Nënat do të mësojnë se si bëhet strategjia komunikative, si komunikohet në rrjetet sociale, si udhëhiqen fushatat promovuese dhe shumë të tjera! Kursi do të kryhet me ligjerimin në temën se si ta mësojmë zbatimin dhe plasimin e shërbimeve të tyre gjatë internetit, për klientët nga e gjithë bota. Në fund të programit, disa nëna do të angazhohen në praktikën profesionale me pagesë përmes projektit “Inkurajimi i punësimit të të rinjëve”, ku përmes përkrahjes së mentoreve mund që ta avansojnë dituritë të cilat i kanë arritur.

Programi “Nëna në rrjet” organizohet në kuadër të projekti “Inkurajimi i punësimit të të rinjëve”, i cili realizohet në kuadër të Bashkëpunimit Zhvillimore Gjerman. Projekti realizohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në bashkëpunim me Ministrinë e Rinisë dhe Sportit të Republikës së Serbisë, përmes përkrahjes së Ministrisë së Punës, Punësimit dhe çështjeve Sociale dhe Veterane, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Ministrisë së Ekonomisë dhe Shërbimit Nacional për Punësim.

Përshkak të numrit të kufizuar të kandidatëve, organizatorët kanë mundësi që të pranojnë 30 nëna të cilat në kapacitet të plotë do ta kryejnë trajnimin.

Paraqitja kryhet duke plotësuar pyetsorin online, i cili është i qasur në adresën: https://docs.google.com/forms/d/1ftCvuW6JVTvGm7wGBmSrVUX6JbRead2WLLvXnWWjdo4/viewform?ts=59a40aac&edit_requested=true , më së voni 12 shtator 2017. 

Për më shumë informata mund të drejtoheni në këtë adresë mamanamrezi@centarzamame.rs.

Burimi: centarzamame.rs dhe Trupi Koordinues