Arkiva e lajmeve
                   

PARAQITJA PËR NDJEKJEN E TRAJNIMIT MBI NDALIMIN E DHUNËS NDAJ GRAVE ME INVALIDITET NË INSTITUCIONET REZENDENCIALE (AFATI 7.12.2017)

23. nëntor 2017.

Iniciativa për drejtën e personave me invaliditet mendal MDRI-S, fton të gjithë të interesuarit që të paraqiten për ndjekjen e trajnimit dyditor mbi parandalimin e dhunës ndaj grave me invaliditet në institucionet rezendenciale, i cili do të realizohet më 14-15 dhjetor 2017, në Beograd.

Trajnimi është dedikuar për organizimin e shoqërive civile të cilat punojnë në mbrojtjen e grave nga dhuna, promovimin dhe mbrojtjen e drejtave të njeriut, organizatave dhe shoqatave të personave me invaliditet, ofrimin e shërbimeve për personat me invaliditet me fokus të veçant për vajzat dhe gratë. Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të arrijnë më shumë informata dhe dituri mbi pozitën specifike të grave me invaliditet në institucionet rezendenciale dhe institucionet psikiatrike, formave specifike të dhunës ndaj tyre dhe mekanizmave egzistues mbrojtës. Qëllimi i trajnimit është që ofruesit egzistues të shërbimeve të mendojnë mbi integrimin e aspekteve të caktuar të ofrimit të ndihmës për gratë me invaliditet të cilat i kanë mbijetuar dhunës institucionale.

Организатор покрива трошкове пута и смештаја за учеснике ван Београда, као и све остале трошкове организације семинара. Могуће је да из једне организације обуци присуствују две особе, уколико организација процени да је то потребно ради унапређења њеног даљег рада у овој области.

Organizatori i mbulon harxhimet e rrugës dhe akomodimit për pjesëmarrësit jashtë Beogradit, si edhe të gjitha harxhimet e organizimit të seminarit. Është  e mundur që nga një organizatë në trajnim të marrin pjesë dy persona, po nëse organizata e vlerëson që kjo është e nevojshme për arsye të avansimit të punës së tyre të ardhshme në këtë fushë.

Të gjitë të interesuarit për ndjekjen e trajnimit duhet të plotësojnë formularin e shkurt paraqitës dhe atë ta dërgojnë në adresën mdri.serbia@gmail.com, deri më datë 7 dhjetor 2017. Të gjitha detajet rreth vendit të mbajtjes së seminarit dhe harxhimeve të rrugës, si edhe informatat teknike do t`iu dërgohen pas paraqitjes. Programin e punës dhe formularin mund ta merrni në këtë adresë: https://www.mdri-s.org/saopstenja/dvodnevna-obuka-o-sprecavanju-nasilja-nad-zenama-sa-invaliditetom-u-rezidencijalnim-ustanovama/

Burimi: www.mdri-s.org dhe Trupi Koordinues