Arkiva e lajmeve
                   

PARALELJA E FAKULTETIT EKONOMIK PLOTËSON PRITJET E TË RINJËVE NË MJEDISIN MULTIETNIK

24. maj 2017.

Bujanoc – Delegacioni me përfaqësuesit e Trupit Koordinues, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Misionit të OSBE-së në Serbi dhe komuna e Bujanocit ka vizituar paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.

Dekani Aleksandar Grubor ka thënë se anëtarët e delegacionit të lartë në këtë mënyrë kanë dëshiruar që personalisht të njoftohen me punën dhe kushtet të studimit të studentëve në fakultet.

Duke shprehur kënaqësi me qëndrimin e tyre në Bujanoc, sekretari gjeneral i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë Mihael Linhart, ka konfirmuar përkrahjen në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Unionin Europian. Duke marrë parasysh që Austria këtë vit kryeson në OSBE, Linhart ka rikujtuar njëkohësisht edhe në përkahjen e vendit të tij në të gjitha aktivitetet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe ato në lidhje me Fakultetin Ekonomik në Bujanoc. Ai mendon se ky fakultet, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së mund të plotësoj pritjet e njerëzve të rinj në këtë mjedis multietnik.

Njeriu i parë i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka porositur se vetqeverisja lokale vazhdon me realizimin e projekteve të filluara dhe bashkëpunimit të deritanishëm. Grubor, Linhart dhe Kamberi pastaj kanë mbajtur ligjeratë studentëve të Fakultetit Ekonomik në Bujanoc.

Në delegacionin i cili vizitoi paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, në mes të tjerash ishin edhe Johanes Ejger, ambasadori i Austrisë në Beograd, ambasadori Andrea Oricio, shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Gjakomo Bosisio, shefi i Zyrës së OSBE-së në Bujanoc dhe kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq me bashkëpuntorët e tij.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues