Arkiva e lajmeve
                   

PANAIRI I PUNËSIMIT NË VRAJË

11. dhjetor 2015.

Vrajë – Paralelja në Vrajë e Shërbimit Nacional për Punësim (SHNP), më 16 dhjetor 2015, organizon Panairin për Punësim në Vrajë, duke filluar prej orës 11 e 30 minuta, në ndërtesën e Paraleles së SHNP-së, rruga Todora Shpanca nr.1.

Në Panair do të marrin pjesë 15 punëdhënës nga Vraja, të cilët do të shprehin nevojën për punësim rreth 140 punëtorve të rinj. Më së shumti do t’i ofrohet punë për personat nga profesionet e mbathjes, konfekcionit, metalit, drurit, tapetave dhe tregtisë. Në ofertë janë dhe vendet e punës për ekonomistë të diplomuar, jurist të diplomuar, inxhinjer të diplomuar të pylltarisë, si dhe inxhinjer të diplomuar të maqinerisë.

Hapja solemne e Panairit është planifikuar për në ora 11, ndërsa manifestimin do ta hap drejtori i Shërbimit Nacional për Punësim në Vrajë, Darko Jankoviq. Në shtandin e Shërbimit Nacional për Punësim të gjithë të interesuarit e panairit mund të pyesin për ftesat aktuale publike dhe konkurset, programet dhe masat e SHNP për inkurajimin e punësimit, ndërsa në gadishmëri është edhe ndihma për të shkruar biografinë e punës.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues

 

homescontents