Arkiva e lajmeve
                   

PANAIRI I POTENCIALEVE TË INVESTIMEVE

20. mars 2013.

Ftojmë të gjithë ndërmarrësit e interesuar nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medbegjës që të hënën më 25 mars, të marrin pjesë në prezentimin e konceptit për organizimin e “Panairit të potencialeve të investimeve”. Prezentimin dhe  mënyrën se si duhet të paraqiten për pjesëmarrje në Panair, do ta spjegojnë përfaqësuesit e Odës ekonomike të Sërbisë në komunat Bujanoc dhe Medvegjë.

Për ndërmarrësit e interesuar nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit prezentimi do të mbahet në sallën e Kuvendit komunal në Bujanoc më 25 mars në ora 11:00. Për ndërmarrësit nga komuna e Medvegjës prezentimi i idesë „Panairi i potencialeve të investimeve“ do të prezentohet më 25 mars në sallën e Kuvendit komunal në ora 11:00. 

 „Panairi i potencialeve të investimeve“ do të mbahet më 25 prill në Beograd, të cilin do ta organizojë  Trupi Koordinues në bashkëpunim me Odën ekonomike të Sërbisë.

Të gjithë ndërmarrësit e interesuar konceptin rreth organizimit të Panairit mund ta marrin në web faqen e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e Odës ekonomike të Sërbisë dhe në web faqen e Zyres për zhvillim lokal ekonomik të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Formularin e plotësuar për aplikim ndërmarrësit duhet ta dërgojnë në  marketing@pks.rs

Burimi: Trupi Koordinues

Shkarkojeni dokumentin

Aplikacioni për administratat lokale (doc) (Në dispozicion vetëm në gjuhën serbe)

Aplikacioni për shoqëritë tregtare – që ofrojnë lokacionin (doc) (Në dispozicion vetëm në gjuhën serbe)

Aplikacioni për shoqëritë tregtare (doc) (Në dispozicion vetëm në gjuhën serbe)

Prezentimi (ppt) (Në dispozicion vetëm në gjuhën serbe)