Arkiva e lajmeve
                   

PANAIRI I PARË I POTENCIALEVE INVESTIVE TË KOMUNAVE PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

23. prill 2013.

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Sërbisë, të enjtën, më 25 prill, organizon Panairin e parë të potecialeve investive të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Panairin e kanë mbështetur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe delgacioni i Unionit Europian në Republikën e Sërbisë.

Qëllimi i këtij panairi është mbështetja e zhvillimit ekonomik të këtyre tri komunave në jug të Sërbisë, promovimi i potencialeve investive si dhe krijimi i kontakteve me investorët dhe partnerët e e interesuar potencial.

Panairi do t'i mbledh ndërmarrësit e këtyrë tri komunave, investitorët nga vendi dhe nga jasht, ministrat e Qeverisë së Republikës së Sërbisë, përfaqësuesit e ministrive dhe ambasadave të shumta. Investuesve potencial do t'i bëhet prezentimi i 22 firmave nga këto tri komun, edhe atë  nga tetë firma nga Bujanoci dhe Presheva dhe gjashtë nga Medvegja.

'' Është me rëndësi të madhe që ky regjion të gjallërohet, të ndihmojm zhvillimin ekonomik dhe të punësohen njerëz'', ka thënë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në një gjë të till na detyron edhe situata ekonomike në këto komuna e cila është tepër e vështirë, ndërsa përqindja e papunsisë është më e madhja në Republikën e Sërbisë, tha Stankoviq.

'' Egzistojn potenciale ekonomike dhe tash na mbetet neve që sëbashku me investitorët nga vendi dha jashtë të mundohemi që t'i aktivizojm dhe shfrytëzojm këto mundësi'', ka thënë Stankoviq dhe ka theksuar që Trupi koordinues vitin e kaluar ka ndarë 40 milion dinarë mjete të pakthyeshme ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në këto komuna, dhe kjo ka rezultuar  me rritjen e numrit të vendeve të punës.

''Është planifikuar që për këtë vit të ndajmë 60 milion dinarë mjete të pakthyeshme sipërmarrësve. Vlersoj që në këtë mënyrë, dal ngadal, do të ndihmojn fillimin e zhvillimit ekonomik në këtë pjesë, me anë të së cilës do të mundsohet qëndrimi i të rinjëve, por edhe do të krijohet mundësi për stabilitet politik në këto komuna'', vlerson Stankoviq.

''Fokus grupet e ekspozuesve jan përfaqësuesit ekonomik të ambasadave, përfaqësuesit e kompanive të jashtme dhe të vendit, investitorët, asociacionet ekonomike'', ka thënë nënkryetrja e Odës Ekonomike të Sërbisë, Vidosava Xhagiq dhe ka spjeguar që ekspozuesit do të kenë mundësi që në biseda direkte përfitojn punë të reja, partneritet dhe investitorë.

''Pjesë e rëndësishme e Panairit do të jetë edhe tryeza e rrumbullakët rreth burimeve të finansimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, e cila organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e finansave dhe ekonomisë dhe Ministrinë e zhvillimit rajonal dhe pushtetit lokal'', ka deklaruar Xhagiq dhe ka porositur se qëllimi i organizatorëve është që Panairi të shëndrrohet në një manifestim tradicional me anë të së cilit do të shkohet një hap përpara kah zhvillimi ekonomik i këtyre tri komunave.