Arkiva e lajmeve
                   

OVACIONE PËR ,,TI DHE UNË JEMI NE’’

15. dhjetor 2009.

Me brohoritjet ,,bravo’’ dhe me duartrokitje të pandërprera dhe me ca lotë në sy, publiku ka përcjellur nxënësit e shkollave të mesme nga Bujanoci dhe Presheva në teatrin e vogël ,,Dushko Radoviq’’ në prezentimin e çfaqjes ,,Ti dhe unë jemi ne’’. Mundi me nderë, përkushtim dhe dashuri, si gjithnjë, edhe kësaj here është paguar. Kjo është një dhuratë e vërtetë për këta nxënës. Dy muaj pune intenzive dhe të mundimshme është shpaguar me shoqërim dhe me një projekt unikat. Si rezultat i kësaj pune është pop show mbi jetën e tinejgjerëve të Serbisë jugore për të cilët tekstin e kanë bërë ata vetë dhe vetë kanë aktruar në gjuhën shqipe, serbe, rome dhe angleze. Çfaqja ,,Ti dhe unë jemi ne’’ tërë kohën ka komunikuar me publikun të cilët kanë qeshë bashkë me ta. Dhe në fundë ovacione frenetike. Në atë publikë ka pasur aktorë, regjisorë, skenarë, shkrimtarë të dramave etj, dhe të gjithë ata kanë shprehur vetëm fjalë falënderimi për këtë punë që e kanë treguar nxënësit Shqipëtarë, Serbë  dhe Romë nga Serbia jugore. Dafina, Milena, Ersana, Milana, Nesibe, Milica, Miroslavi, Mentori, Bujari, Blerimi, Ivani, Sadriu, Dejani dhe Abelanti kanë qenë në tri grupe të shpërndara sipas nacionalitetit. Në fundë janë bashkuar në një grupë të përbashkët pa dallim përkatësie duke vlerësuar njani tjetrin. Të gjithë që kanë qenë në sallën e Teatrit të vogël ,,Dushko Radoviq’’ kanë qenë të mbushur me dashuri e cila ka ardhë nga skena. Dashuria e cila është mbi të gjitha, mirëpo edhe aftësia, gjestet e tyre, dialogu, të gjitha gati pa asnjë gabim, në atë mënyrë që ua kanë kaluar edhe shumë artistëve profesionalë. Të gjithë këta janë  fëmijë, edhepse me aktrim janë ballafaquar për herë të parë, kanë arritur këtë projekt me ndihmën e kolegëve të tyre më të vjetër dhe me ndihmën finansiare të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Duhet përmendur edhe emrat e tyre. Autor i projektit, ligjërues dhe regjisorë Aleksandar Laziq, dramaturgeja, ligjëruesja dhe regjisorja Milena Bogavac, ligjëruesja, koreografja dhe bashkëpunëtorja profesionale Tinja Doshen, organizatorë dhe përkthyes Rahim Salihu, produksioni ekzekutiv Zoran Laziq, skenaristin Dushan Arseniq dhe kompozitorë Igor Markoviq. Kjo çfaqje do të inqizohet si një film dokumentarë, regjinë dhe montimin e të cilit do ta bëjë  Igor Tomiq dhe Predrag Stankoviq.
 
Të kënaqur me këtë qfaqje kanë qenë edhe Kryeministri i Qeverisë së Serbisë Mirko Cvetkoviq, ministrat Nebojsha Bradiq dhe Millan Markoviq, përfaqësuesit e komunave nga Serbia jugore, përfaqësuesit korit diplomatik, përfaqësuesit e organizatave dhe fondacioneve ndërkombëtare, sipërmarrjeve publike vendase, biznismenëve dhe organizatave joqeveritare të cilët njëzëshëm kanë shprehur dëshirën që ky projekt të vazhdojë dhe se do t’i përkrahin aktivitete e tilla të Trupit Koordinues por edhe aktivitetet tjera dedikuara rinisë, afrimit të tyre mes veti, arsimimit si dhe projekte tjera të cilat do të kenë ndikim në jetën më të mirë të qytetarëve të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Ministri i kulturës Nebojsha Bradiq para kësaj çfaqjeje multietnike, pos të tjerash tha: ,,Rinia është në gjendje që edhe personave më të moshuar t’ua përkujtoj vlerën e vërtet. Rinia është e mirë dhe e hjeshme sepse beson për mirëbërjen dhe idealet, është e mirë sepse tek ta ndërlidhet shoqërimi njëherë e përgjithmonë si dhe lindin dashuritë e përhershme’’.   

Deputeti popullorë Riza Halimi është i kënaqur sepse rinia përmes çfaqjes dërgojnë një porosi të fortë edhe më të moshuarëve se me forca të përbashkëta munden të arrihen rezultate të konsiderueshme.

Ministri i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale e njëherit edhe kryetarë i Trupit Koordinues, Millan Markoviq, deklaroi se ,,fëmijëve duhet t’ua sigurojmë një të ardhme sa më të mirë dhe perspektive dhe se nuk duhet të lejojmë që jeta dhe fati i tyre të jenë peng i ngjarjeve që kanë ndodhur para 10 apo 14 viteve’’

Katërmbëdhëjetë nxënësit në Beograd kanë qëndruar katër ditë, për të cilët theksuan se janë momentet më të lumtura të jetës së tyre. ,,Do të qëndroja ende në Beograd. Kamë kaluar shumë mirë, të gjithë kanë qenë shumë të kujdesshëm dhe të dashur ndaj nesh, ndërsa Beogradi është më i mirë se sa që e kam paramenduar’’ theksoi Dafina Aliu para se të kthehej në Bujanoc. ,,Më është plotësuar ëndrra ime që të shohë Marakanën dhe për ate do ta kujtojë përgjithmonë vizitën time në Beograd’’ theksoi Sadrija Raimoviq. Qfaqja ,,Neki to vole vruqe’’ të cilën nxënësit e kanë përcjellur në Teatrin në Terazije u ka pëlqyer tepër dhe ky do të jetë një moment i veqant në jetën e tyre.

,,Trupi Koordinues u ka plotësuar të gjitha dëshirat aktorëve të rinjë’’ theksoi redaktori i çfaqjes Zoran Llaziq, i cili vendlindjen e tijë Valevën dy muaj e ka zëvendësuar me jetë në Bujanoc. Nxënësit e shkollave të mesme kanë qenë mysafir të Kuvendit të Republikës së Serbisë, kanë vizituar Arenën beogradase, Bajrakli xhaminë, kishën, Kalemegdanin. Vizitën do ta përkujtojnë edhe me sillën që kanë ngrënë së bashku me ministrin Markoviq ku me tortë dhe me qirinjë kanë festuar dy ditëlindje, Ersana Kadriq dhe Milana Nikoliqit.