Arkiva e lajmeve
                   

OT E MEDVEGJËS NË PANAIRIN E 39 NDËRKOMBËTAR TË TURIZMIT

28. shkurt 2017.

Medvegjë – Organizata Turistike (OT) e Medvegjës në partneritet me spitalin special për rehabilitim të Banjës së Sijarinës ka marrë pjesë në Panairin e 39 Ndërkombëtar të Turizmit, i cili është mbajtur prej 23 deri 26 shkurt në Beograd. Promovimi i ofertave turistike e këtij territori ka lindur në shtandin e përbashkët me OT të Leskocit, Bojnikut dhe Vllasotincës.

„Interesimi i vizitorëve, organizatave të ndryshme dhe agjensioneve turistike ka qenë më i madh se sa që kemi pritur. Gjithashtu, është inkurajuese që ka ndikuar edhe vizita e ministrit të turizimit Rasim Lajiq që i ka bërë shtandit tonë dhe kryetarit të komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq”, tha drejtori i OT Medvegjës, Lubisha Ristiq.

Zhvillimi i turizmit vendor edhe këtë vit është inkurajuar më shumë me kuponat turistike të Qeverisë së Republikës së Serbisë për qëndrim në qendrat turistike vendore. Qytetarët do të mund të përdorin rreth 60 mijë kupona në disa nga 135 objektet akomoduese.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues