Arkiva e lajmeve
                   

OSBE-ja FTONË SHQIPTARËT TË MARRIN PJESË NË ZGJEDHJE

14. mars 2014.

Bujanoc – Zëvendësja e shefit të Misionit të OSBE-së, Pola Tide, dje vizitoi Bujanocin, ku bisedoi me nënkryetarin e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Shaip Kamberin dhe me këtë rast ajo i ftoi shqiptarët që të dalin në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen të dielen, më 16 mars.

Pas takimit, Kamberi deklaroi që Pola Tide, në emër të Misionit të OSBE-së në Serbi, i ofruar mbështetje të plotë vendimit të PVD-së për pjesëmarrje në zgjedhje, si dhe votuesëve shqiptarë i dërguar mesazh që „bojkoti nuk është rruga për zgjidhjen e problemeve“.

Pola Tide ka theksuar se pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare dhe hapja e dialogut të ri me Qeverinë e Serbisë është mënyra e vetme që sëbashku t`i zgjidhin problemet në rajon. Ajo theksoi qartë qëndrimin e saj se bojkoti i zgjedhjeve nuk paraqet rrugën për zgjidhjen e problemeve.

Burimi: Blic dhe Trupi Koordinues