Arkiva e lajmeve
                   

ORGANIZATAT TURISTIKE TË MEDVEGJËS DHE LEBANIT NË PANAIRIN E 17 TË TURIZMIT NË NISH

28. prill 2016.

Medvegja, Leban – Organizatat turistike të komunës së Medvegjës dhe Lebanit janë paraqitur në Panairin e 17 Ndërkombëtar të Turizmit dhe pushimit aktiv “Meraku nuk ka çmim”, i cili mbahet në sallën e quajtur Çair në Nish. Në shtande janë paraqitur ofertat të cilat përfshijnë ujin e nxehtë të Banjës së Sijarinës, Qytetin e Mbretit, malin Radan dhe turizmi në fshat, vena nga Vllasotinca, manifestimi i qytetit të Leskocit etj. Komunat turistike potenciale Medvegja dhe Lebani kanë paraqitur në formë të materialeve propaganduese Panairit materialet propaganduese.

Tema e veçantë e Panairit të këtij viti është gastronomia, kështu që vizitorët dhe pjesëmarrësit e Panairit do të kenë mundësi të paraqesin specialitetet e kuzhinës së Nishit dhe verërat më të mira të vendbanimeve të Nishit. Në kuadër të programeve do të organizohet edhe Konferenca e 3 mbi turizmin avanturesk dhe pushimit aktiv në natyrë, në të cilën do të prezantohen klubet dhe organizatat të cilat aktivitetet janë në fushën e turizmit të cilat përmbajnë vizionin dhe qëllimet e zhvillimit lokal ekonomik të komunave dhe qyteteve nga të cilat vijnë.

Panairi do të prezantoj edhe prezentimet e shumta të banjave, festivaleve, destinacioneve turistike të Serbisë dhe rajonit, si dhe çmimet e lojrave të cilat pjesëmarrësit e panairit organizojnë në shtandet e veta. Hyrja për vizitorë është falas. Organizatori i Panairit është Organizata Turistike e Nishit.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues