Arkiva e lajmeve
                   

ORGANIZATA PËR ZHVILLIM DHE DEMOKRACI NË BUJANOC ORGANIZON EDUKIMIN MBI DISKRIMINIMIN E GRAVE ROME

21. tetor 2015.

Bujanoc – Organizata për zhvillim dhe demokraci në Bujanoc ka lajmëruar realizimin e projektit “Thuaj JO diskriminimit”, i cili do të realizohet në disa komuna të rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës.

Projekti ka për qëllim zvoglimin e diskriminimit të romeve dhe dhunës ndaj tyre përmes ngritjes së vetëdijes së publikut mbi origjinë shoqërore të dhunës dhe të drejtën për jetë pa dhunë të grave rome.

Projekti do të inicoj përfshirjen më aktive të institucioneve dhe ndërtimin e ekipeve të përbashkëta për luftën kundër dhunës, forcimin e organizatava joqeveritare të grave dhe iniciativën e shoqërisë civile në luftën kundër dhunës ndaj romeve.

Projekti do të zgjat 4 muaj dhe do të finansohet nga buxheti i Qeverisë së Republikës së Serbisë – Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, në kuadër të konkursit për projektet e shoqërive në mënyrë që të avansohen dhe të mbrohen të drejtat e njeriut në Republikën e Serbisë, ndërsa si pjesë e Programit “Zbatimi i politikave antidiskriminuese në Republikën e Serbisë”.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues