Arkiva e lajmeve
                   

ORGANIZATA PCI SHPËRNDAN ÇMIME TË GAZETARËVE NË TEMËN BASHKËJETESA SERBE DHE SHQIPTARE

1. mars 2022.

Bujanoc - Beograd - Organizata "Peaceful change Iniciative " ndau çmime për emisione dhe tekste që paraqesin më së miri bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve.

Zorica Krstiq Vorguçiq (Radio KiM), Tatjana Manojloviq (RTS) dhe Aleksandra Niçiq (RTK2) morën çmimin për përmbajtje audio-vizuale, dhe Jelena Jorgaçeviq (Vreme) dhe Bojan Cvejiq (Danas) për përmbajtje të shkruar.

Si rregull, imazhi mediatik i shqiptarëve dhe serbëve është bardh e zi dhe ajo që publikohet për “palën tjetër” është kryesisht negative. Historitë e jetës së përditshme dhe të bashkëjetesës paqësore mbeten të patreguara.

“Ky narrativë vetëm riprodhon dhe forcon perceptimet dhe paragjykimet mbizotëruese. Çfarëdo dhe sido që të zgjidhet nyja e Kosovës, një gjë nuk do të ndryshojë kurrë. “Serbët dhe Shqiptarët do të jenë përgjithmonë fqinjët e njëri-tjetrit, shpresojmë fqinjë të mirë të gatshëm të vijnë tek njëri-tjetri kur të jetë e nevojshme, të pinë kafe dhe të flasin për një të nesërme më të mirë për fëmijët e tyre”, thuhet në një deklaratë të organizatës.

Ky çmim u krijua nga Peaceful Change Initiative, një OJQ e pavarur britanike që ndihmon shoqëritë të zbatojnë ndryshime të rëndësishme në një mënyrë jo të dhunshme dhe që ndërton mekanizma dhe marrëdhënie që mundësojnë paqe të qëndrueshme.

Burimi: Bujanovacke, Trupi Koordinues