Arkiva e lajmeve
                   

ORGANIZATA “NJERËZIT NË NEVOJË NË SERBI” KA SHPALLUR FTESË PËR PROPOZIM PROJEKTET NË JUG TË SERBISË

15. janar 2021.

Organizata "Njerëzit në nevojë Serbia" (People in Need Serbia PIN) ka shpallur një thirrje për propozime projektesh që kanë të bëjnë me pasojat e epidemisë KOVID-19 në tre qeveri lokale në Serbinë e Jugut, përkatësisht në Bujanoc, Leban dhe Vrajë.

Granti do të mbështesë iniciativat lokale që kontribuojnë në zbutjen e efekteve të KOVID-19 në bashkësitë lokale. Në njoftimin e organizatës thuhet se grante të vogla, deri në 25,000 euro, do të aprovohen për projektet që realizohen në tre komuna.

Teksti me kushtet e  ftesës, si dhe formularët e kërkuar në tre gjuhë, serbisht, shqip dhe anglisht, mund të shkarkohen në linkun http://bit.ly/ALVEDGrantsSerbia, ndërsa të gjitha pyetjet lidhur me ftesën mund t’I dërgoni në alved.grants@peopleinneed.cz.

Organizata "Njerëz në nevojë" pret propozime për projekte që kanë të bëjnë me barazinë gjinore në nivelin lokal, veçanërisht pabarazitë që rezultojnë nga kriza e shkaktuar nga KOVID-19, projekte që zbutin efektet e KOVID-19 në grupe të caktuara të ndjeshme, pakicat, si dhe propozime për bashkëpunim me autoritetet lokale në lidhje me këto çështje. Projektet duhet të inkurajojnë aktivizmin qytetar në nivelin lokal, pjesëmarrjen qytetare dhe punën në komunitet. Organizatat dhe iniciativat e drejtuara ose të përfaqësuara nga gratë inkurajohen veçanërisht për të aplikuar.

Granti është pjesë e projektit ALVED ((Amplifying Local Voices for Equitable Development), i cili mbështetet financiarisht nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar (Government’s Conflict, Stability and Security Fund CSSF).

Projekti ALVED zbatohet nga Iniciativa për Ndryshim Paqësor (PCI) dhe Njerëzit në Nevojë, në partneritet të ngushtë me Iniciativat Qytetare, Rrjetin e Edukatorëve të PEN-it dhe OJQ-në Aktiv.

"Njerëzit në Nevojë" është një organizatë jo-fitimprurëse, joqeveritare Çeke që ofron ndihmë humanitare dhe zhvillimi në më shumë se 30 vende të botës. Kjo organizatë është e njohur në Ballkanin Perëndimor për ofrimin e ndihmës emergjente për refugjatët dhe migrantët. Kjo organizatë gjithashtu ka zyra në Serbi dhe mbështet projekte të qeverisjes së mirë, deinstitucionalizimit, përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara dhe arsimit gjithëpërfshirës.

Burimi: Organizata "Njerëzit në nevojë Serbia" dhe Trupi Koordinues